E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në universitetin Zonja e Këshillit të Mirë, simpozium për Nënë Terezën

Tiranë, 14 maj, NOA Nesër në mjediset e universitetit Zonja e Këshillit të Mirë do të mbahet një simpozium për Nënë Terezën e Kalkutës, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj, ku bëhet me dijeni se do të jenë të pranishëm personalitete nga fusha fetare, politike dhe akademike.

Fjalën e mirëseardhjes do ta mbajë Imzot Rrok Mirdita, president i Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë e cila është edhe organizuesja e këtij simpoziumi, ndërsa do të përshëndesë edhe kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli si dhe Nunci Apostolik në Tiranë, Ramiro Molner Ingles.

Një vend të veçantë do të zënë ligjëratat që do mbahen për këtë rast edhe nga Atë Brian Kolodiejchuk, M.C., i cili është edhe i ngarkuari që po ndjek çështjen e shenjtërimit të Nënë Terezës pranë Vatikanit.

Konkretisht, ai do të flasë rreth viteve të saj të errësirës shpirtërore nëpërmjet letrave intime të Nënë Terezës, të cilat së shpejti do të dalin edhe në gjuhën shqipe.

Më tej, një motër e nënë Terezës, motra Ancila Kërhanaj M.C. do të flasë për të dhe fillimet e misionit të saj në Shqipëri, pasi ajo e ka shoqëruar nënë Terezën në udhëtimin e saj të parë në Shqipëri në vitin 1989 dhe në fillimet e misionit të saj në Shqipëri.

Kanë dhënë konfirmimin e tyre në këtë takim përfaqësues të presidencës, të ambasadave të ndryshme si dhe zonja Liri Berisha që udhëheq edhe një fondacion me emrin e Nënë Terezës.

Ky në fakt, është vetëm njëri prej aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të Nënë Terezës. Ndërsa pritet së shpejti, dalja e librit me letrat intime të Nënë Terezës dhe promovimi që do të bëhet me këtë rast.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›