E Diel, 1 Nëntor 2026

Një 17 vjeçar shtrohet në QSUT i dyshuar për malarie, priten analizat nga Roma

Edhe pse mund të duket si një ndër rastet më të habitshëm për vetë mjekët e pacientët, e spitalit të Infektivit, rasti i 17 vjeçarit  nga Zallheri i kryeqytetit, i shtruar me simptoma dyshuese të sëmundjes së Malaries, është konfirmuar nga burime konfidenciale pranë Drejtorisë

së QSUT-së. Sipas këtyre burimeve adoleshenti dyshohet se ka sëmundjen infektive e të rrezikshme te malaries, dhe analizat janë dërguar me urgjencë në Institutin e Shëndetit  Publik të Romës. Burimet theksojnë gjithashtu kjo analizë e cila do të vërtetojë përfundimisht edhe rastin e pacientit e do të përcaktojë diagnozën e saktë të sëmundjes, është në pritje. Nga na tjetër vetë mjekët, thonë se analizat e laboratorit të spitalit, por edhe ato të ISHP-së kanë izoluar bakterin e kësaj patologjie infektive, por pritet një rikonfirmim i analizave nga laboratori i Romës, të cilat sipas mjekëve do të vijnë në Tiranë, javën që vjen. Burime nga Drejtoria e QSUT-së ditën e djeshme kanë pohuar për gazetën SOT se rasti i konfirmuar i 17, vjeçarit është i izoluar në spitalin infektiv dhe pritet përgjigjja e analizave nga Roma. Ndërsa nga ana tjetër Arjan Harxhi, mjek infeksionist ka deklaruar ditën e djeshme se spitali i Infektivit është në pritje për një rikonfirmim të plotë të diagnozës të infeksionit parazitar malarik edhe nëpërmjet asistencës nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik të Romës. Ndër të tjera mjekët thonë se ky rast sporadik nuk përbën asnjë rrezik për komunitetin pasi ai mendohet se është një rast i importuar nga jashtë. Ky infeksion parazitar konsiderohet sporadik, e një rast i veçuar. Sipas mjekëve ky rast nuk përbën epidemi. Mjekët theksojnë gjithashtu se sipas treguesve mund të jetë i lidhur edhe me formë të importuar të sëmundjes dhe si i tillë nuk paraqet probleme. Ndërsa sipas shefit të spitalit infektiv, Dhimitër Kraja, gjendja aktuale e djalit 17 vjeç është e mirë dhe pas dy javësh mjekimi ai pritet të dalë. Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë konfirmon se 17 vjecari i cili kishte disa muaj që ishte kthyer nga Greqia ndodhet i izoluar në repartin e infektivit në Qendrën spitalore Nënë Tereza. Dyshimet janë shumë të forta për malarie. Shenjat e para të çojnë drejt kësaj sëmundjeje tha Drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero ditën e djeshme, në një prononcim për mediat, ndërsa shtoi se mostrat janë dërguar në Institutin Sanitar në Romë të Italisë për analiza më të hollësishme Morëm masa për izolimin e rastit. Për të parë hallkat epidemike dhe për të hulumtuar nëse rasti është i importuar apo është rast i marr këtu, që ka shumë pak gjasa të ndodhë sqaroi Pipero. Zyrtari i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë tha se rasti shërben për sensibilizimin se rreziku i marrjes së sëmundjeve infektive është evident edhe tashmë që bota është bërë e vogël dhe komunikimi është i shpejtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›