Uji i pijshem ne komuna nuk perdorin klor

Cilësia e ujit të pijshëm në kryeqytet në muajin korrik dhe në dy javët e para gushtit rezulton e mirë. Siguria vjen nga shefi i Shërbimit të Higjenës, pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik, Tiranë, Vladimir Janushi, i cili përmend se vetëm për korrikun janë analizuar afro 1500 mostra uji dhe në dy javët e para të gushtit rreth 700 të tjera. Problem sipas Janushit vazhdon të jetë uji në komuna, pasi në periudha të ndryshme në ujësjellësin e Vorës dhe Kamzës nuk ka patur klor.
“Asnjë mostër në qytetin e Tiranës nuk ka rezultuar pa klor mbetës. Në momente të caktuara mund të ketë një devijim të klorit mbetës për të cilën organet e Inspektoriatit Sanitar Shtetëror kanë lënë detyra deri në ndërprerjen e furnizimit me ujë. Kryesorja është që situate kronologjike në drejtim të sëmundjeve që hapen nga uji i ndotur i pijshëm është i qetë”- tha Janushi.
Situata vazhdon të jetë shqetësuese në zonat periferike, të cilat furnizohen me puse dhe jo në pak raste drejtoria e Shendetit Publik i ka kërkuar pushtetit vendor mbylljen e tyre, ndërsa Ndermarrjes së Ujësjellësit zgjidhjen e situatës dhe kërkimin e alternative të tjera për furnizmin me ujë të pijshëm të banoreve të zonave periferike.
Julia Bardhushi