E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e Kosoves Pacolli E njohin Guinea e Nigeri

Ka shkuar në 79 numri i shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës. Kabineti i zv/kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli konfirmoi zyrtarisht se Republika e Guinesë dhe Republika e Nigerit janë dy shtetet e radhës të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Këto njohje vijnë pas aktivitetit të dendur lobues të zëvendëskryeministrit Pacolli për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Prishtina zyrtare bën me dije se aktualisht Behgjet Pacolli ndodhet në kontinentin e Afrikës prej disa ditësh në një mision lobues për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›