E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Uji shperdorohet per te vaditur kopshtet"

Gjirokaster- Ndermarrja e Ujesjellesit ne qytetin e Gjirokastres ka ndermarre nje aksion per nderprerjen e lidhjeve ta paligjshme ne rrjet. Sipas perfaqesuesve te Ujesjellesit, kjo iniciative ndermerret per te rritur cilesine e furnizimit me uje te pijshem te qytetareve ne keto dite vere. "Ne mjaft zona te ndryshme te qytetit qytetare te ndryshem kane nderhyre ne rrjet jashte te gjitha normave teknike, duke sjelle probleme ne furnizimin me uje te pijshem te konsumatoreve ne keto dite vere", thone burime ne stafin teknik te ujesjellesit. Aktualisht puna eshte perqendruar per nderprerjen e lidhjeve te paligjshme, te cilat jane kryer ne tubacionin e Hosit, njeri prej burimeve kryesore per furnizimin me uje te pijshem te Gjirokastres. Sipas specialisteve te ujesjellesit, ne mjaft segmente te tij, ky tubacion ishte demtuar dhe uji perdorej per vaditjen e tokave bujqesore. Paralelisht Ujesjellesi po punon edhe per vjeljen e faturave te pashlyera te ujit te pijshem nga ana e konsumatoreve. "Shumat financiare te mbledhura do te krijonin mundesine e zbatimit te projekteve te ndryshme per rikonstruksionin e tubacioneve te demtuara te rrjetit te brendshem te shperndarjes se ujit te pijshem ne Gjirokaster", thone zyrtare te kesaj ndermarrje. Me pare, Ujesjellesi ka dhene alarmin per demtime te rrjetit dhe ne shume raste ndotje te disa zonave, duke rrezikuar edhe jeten e konsumatoreve. Shkak eshte bere mungesa e investimeve ne rrjetin e kanalizimeve te ujerave te bardha e te zeza ne qytet. Po keshtu qytetaret kane pasur edhe ankesa per mungesen e ujit te pijshem. Zyrtaret shprehen se per te riparuar rrjetin e kanalizimeve nevojitet nje fond prej 10 milione eurosh.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›