E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Universiteti i Tiranes, 7 mije pranime te reja"

INTERVISTA/ Rektori Kule: Fakultetet do te rihapin masterat e nivelit te dyte. Rikonstruktohen fakulteti i Drejtesise, Shkencave Sociale, nis ndertimi i Kampusit Universitar

Derisa Xhoga

Kete vit Universiteti i Tiranes do te kete shtate mije pranime te reja. Kete vit ky universitet ka 160 pedagoge me teper si dhe godina te reja, pasi po rikonstruktohet fakulteti I Drejtesise dhe ai i Shkencave Sociale. Nderkohe qe eshte celur fondi per rikonstruksionin e kinoklubit. Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule lajmeron se po behet tenderi per ngritjen e kampusit universitar. Nderkohe masterat e nivelit te dyte, te cilat kete vit ne disa fakultete nuk u hapen ne vitin e ardhshem akademik do te hapen. Gjithashtu dhe masteri i studimeve evropiane i hapur shtate vite me pare do te rikonceptohet.

A do te hapen kete vit masterat e nivelit te dyte?

Masterat e nivelit te dyte jane hapur atje ku kane ekzistuar si te tille. Masterat e nivelit te dyte jane doktoratura. Ato jane cikle te treta te studimit dhe fakultetet e Universitetit te Tiranes per te gjithe studentet qe e kane detyrim ligjor doktoraturen, (pjesa me e madhe e tyre vijne nga SHPU-te, Shkollat Pas Universitare), keta studente jane regjistruar te gjithe. Keta studente nuk kane nevoje te bejne mastera te nivelit te dyte, pasi sipas ligjit njihen si te tille dhe ata regjistrohen direkt ne programin doktorature.

Te gjitha fakultetet qe kane gjykuar qe do te bejne mastera te nivelit te dyte gjithnje brenda ciklit te programit te doktoratures, po plotesojne dokumentacionin perfundimtare. Me komunikimin qe kemi patur me Agjencine e Akreditimit dhe me Ministrine e Arsimit po plotesohet dokumentacioni. Ne vitin e ri akademik per ato tituj masterash qe ne kemi propozuar te hapen, do te hapen. Ndersa persa i perket ciklit te studimeve me sistemin e Bolonjes, tre plus dy, eshte i mbyllur dhe doktoratura eshte e perfshire si pjese e sistemit.

Ne c'stad jemi me akreditimin e universitetit te Tiranes?

Para pese ditesh u miratua ne senat dhe raporti i vetevleresimit, po presim verejtjet dhe vleresimet nga grupet e interesit, keshillat e fakulteteve, senatoreve. Do te ndjekim procedurat. Njekohesisht me agjencine tone te akreditimit do te kerkojme dhe agjenci te huaja te akreditimit duke e futur universitetin e Tiranes ne nje stad te ri.

Masteri i studimeve evropiane eshte mbyllur?

Masteri i studimeve evropiane sipas ligjit te arsimit te larte do te riformatohet dhe fatmiresisht ne kemi nje propozim nga Ambasada Spanjolle. Kam folur me ambasadorin spanjoll dhe ne daten 10 qershor vjen ne Tirane drejtoresha e Institutit te Studimeve Evropiane nga Barcelona dhe nepermjet saj ne do te shohim mundesite e nje bashkepunimi qe te nxisim masterat ne kete fushe studimi ne bashkepunim me Universitetet e Spanjes. Sikurse e dini kemi dhe nje hapesire tjeter per ta fuqizuar kete lloj masteri, eshte marreveshja me Universitetin e Torinos. Dhe per vitin e ardhem akademik dalim ne kete fushe studimi me mastera me te konsoliduar.

Persa i perket studenteve qe jane ne proces ata do t'i mbyllin procedurat. Ka nje pjese qe duhet te marrin diplomen, ka dale urdhri per pergatitjen e diplomave te tyre. Ka nje pjese tjeter qe jane ne mbrojtje te mikrotezes edhe ata do t'i mbyllin procedurat. Per kete jane te angazhuar zevendes rektori dhe koordinatori perkates.

Kane filluar punimet per rikonstruksionin e Fakultetit te Drejtesise dhe Shkencave Sociale?

Ne buxhetin e miratuar eshte parashikuar qe te behet rikonstruksioni i Fakultetit te Drejtesise dhe Shkencave Sociale, jane akorduar fonde dhe per rikonstruksionin e ish-kinoklubit, i cili do t'i pershtatet standardeve te mesimdhenies, qe sic e dini ka kaluar ne pronesine tone dhe viti i ardhem akademik na gjen ne kushte me optimale nga ana e infrastruktures. Nderkohe vitin e ardhshem do te kemi dhe kampusin universitar qe krahas ambienteve te tjera ka dhe ate qe na mungon, biblioteken.

Ne c'faze eshte projekti per ngritjen e kampusit universitar?

Kampusi eshte ne fazen e tenderimit te projektit teknik, pas perfundimit te kesaj faze do te tenderojme dhe zbatimin e tij qe do te jete nje dite e gezueshme per te gjithe ne.

Sa jane kuotat e propozuara per pranimet e reja per kete vit?

Ne kemi bere propozimet tona dhe do te presim me shume studente se viti i kaluar, pasi nga pikepamja e infrastruktures humane dhe materiale jemi me mire se vitet e tjera. Jemi plotesuar me 160 pedagoge, pasi ajo qe na mungonte ishte personeli akademik. Por, kete vit kemi edhe ambiente me shume. Kete vit akademik universiteti i Tiranes do te pese rreth 7 mije studente te rinj. Ne momentin qe do te perfundoje dhe kampusi universitar i Tiranes, ky do te jete institucioni qe politikat e masivizimit do t'i realizoje ne menyre standarde dhe sipas nevojave te arsimit.

Cilat dege kane me teper kuota?

Natyrshem ruajne nivelet me te larta ato te fushave ekonomike, drejtesia ka propozuar shtese kuotash, infermieria, shkencat politike me programet e reja qe ka propozuar e miratuar senati. Tashme po shikohet per te ndertuar nivelet e dyta te studimeve, per te patur programe me fleksibel, ne pershtatje me tregun e punes dhe mesazheve qe ka dhene tregu yne dhe tregu nderkombetar,

Vitin qe u miratua Matura Shteterore nga Keshilli i Ministrave u la nje mundesi qe pas tri viteve te mund te futej dhe mesatarja si kriter pranimi. A ndihet nevoja e rivendosjes se mesatares?

Matura Shteterore tashme eshte nje cikel i mbyllur. Ka nevoje ne perspektive qe te harmonizohet dhe me menyren se si behet ne cdo vend te Evropes. Une lexova qe kete vit Universiteti i Vlores ka propozuar vendosjen e mesatares per te vendosur nje nivel pranimi. Ky eshte tregues qe duhet pershendetur dhe eshte ne perputhje me ligjin. Ne nuk e kemi ndjere shume te nevojshme vendosjen e kushteve te tilla pasi pergjithesisht tek ne ka ardhur nivel i larte, nuk na ka shqetesuar cilesia e dobet, pasi kemi prurje me cilesi te mire. Ajo qe na ka shqetesuar dhe na shqeteson eshte se si do t'i pergjigjemi ketyre studenteve, pasi duhet nje sherbim sa me te mire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›