E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blihet aparaturat, tani gjak me i sigurt

Nje pajisje e vecante, tashme ben pjese ne setin e aparaturave te shendetesise shqiptare. Qendra e Transfuzionit te Gjakut, ka mundesuar blerjen e aparatures dy muaj me pare, ndersa ka perfunduar edhe blerja e kiteve per vendosjen ne funksionim te saj. I vetmi detaj i munguar per te vendosur pajisjen ne pune eshte lengu kimik, lende e cila do te blihet me prokurim te drejtperdrejte brenda ketij muaji, duke bere keshtu qe pajisja te nise funksionimin ne muajin korrik. "Spectra Optia Therapeutic Apheresis", eshte emri i aparatures se vendosur prane Bankes se Gjakut ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Sipas specialisteve te gjakut, kjo pajisje ben te mundur pastrimin e gjakut, duke ndare vecmas komponentet e panevojshem. Kjo eshte nje teknologji mjekesore, e cila kalon gjakun e donatorit apo pacientit neper filtra, duke u mundesuar pacienteve gjak sa me te sigurt. Pak kohe me pare ekspertet e Organizates Boterore te Shendetesise e renditen Shqiperine ne fund te listes sa i perket sigurise se gjakut. Sipas tyre, kushtet e testimit te gjakut, si dhe ato te punes, per te gjithe mjeket, jane nga me te veshtirat, te cilat nuk lejojne cilesi dhe garanci per gjakun qe shkon tek pacientet. "Ne Shqiperi ka nje sistem me mangesi te sigurimit te gjakut. Qendrat nuk jane te akredituara sipas standardeve dhe nuk ka ende nje infrastrukture te pershtatshme", paten deklaruar ekspertet e OBSh-se ne vendin tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›