E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujka, con xhudon shqiptare ne Londer 2012

Xhudoja kerkon qe te perfaqesoje sa me mire vendin tone, ne garat e ardhshme. Ylli Ujka, nje nga sportistet me te dalluar te xhudos ne vendin tone, i cili eshte shpallur edhe gjashte here kampion kombetar ne peshat 73 dhe 81 kg, thote sporti qe ai perfaqeson eshte duke kaluar ditet e tij me te mira. Pjesetari i klubit te Vllaznise po stervitet keto dite ne nje klub xhudoje ne Milano dhe kerkon qe te kualifikohet ne Lojerat Olimpike 2012. "Grumbullimi i pikeve per t'u kualifikuar ne olimpiaden e ardhshme eshte synimi im. Mundesite per te marre piket e duhura do t'i kem gjate garave te Superkupes se Botes qe do te mbahet ne Spanje dhe ne Kampionatin Evropian qe do te mbahet ne Austri", - tha per Tv "Klan", Ylli Ujka. Perfaqesimi i pare i xhudos shqiptare ne Lojerat Olimpike eshte perpara dy vitesh me Edmond Topallin, i cili siguroi pjesemarrjen me ane te fteses. Ylli Ujka fitues i medaljes se bronzit ne Kampionatin Ballkanik te Forcave Policore ne 2007 sqaron se xhudoja po kthehet ne nje sport elitar. Rezultatet e kosovares Majlinda Kelmendi, e cila eshte shpallur edhe Kampione e Botes, jane vertet mbreselenese dhe Ujka tregon se ne xhudon shqiptare po rriten shume kampione te tjere.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›