E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zherard, Interi piketon blerjen e madhe te merkatos se veres

Interit i eshte shtuar besimi' se mund te fitoje sherbimet e mesfushorit Stiven Zherard ne fund te ketij sezoni. Mesfushori legjendar i Liverpulit ndodhet shume prane largimit dhe ekipi italian ka hedhur i pari bazat, per ta pasur prone te klubit te tij. Hoze Murinjo i ka kerkuar presidentit te Interit, Masimo Morati, qe te ktheje mesfushorin e Anglise ne objektivin kryesor te merkatos se veres. Megjithese Stiven Zherard i ka hedhur dy here poshte shanset qe te bashkohet me ekipin e Hoze Murinjos, ne njerin rast kur portugezi ishte pjese e Celsit dhe kur dihej se portugezi drejtonte ne ate kohe anglezet, fakti qe Liverpuli nuk ka shume shprese per te luajtur sezonin tjeter ne "Champions" shton mundesine largimit te Zherard nga ekipi i tij. Lojtari numer nje i klubit te Liverpulit ka firmosur edhe nje kontrate qe i skadon ne vitin 2013 me Te Kuqte, por Interi eshte gati te afroje shume te medha per te fituar sherbimet e mesfushorit te shquar te kombetares Angleze. Problemet e fundit financiare e kane bere edhe me te veshtire te ardhmen e Liverpulit dhe shtojne mundesine qe klubi te shese disa nga "xhevahiret" e tij, ne te ardhmen, me qellim qe t'i shpetoje veshtiresive dhe likuidimit te borxheve. Raportimet e fundit nga Italia sugjerojne se Zherard nuk deshiron largimin, nese nje gje te tille do te bejne edhe trajneri Stiven Zherard dhe sulmuesi Fernando Torres. Juventusi shpreson qe te arrije nje marreveshje te mundshme para perfundimit te muajit me trajnerin Rafa Benitez, nderkohe qe edhe Reali i Madridit interesohet qe te kete ne stol trajnerin spanjoll. Torres, nderkohe, shihet si nje blerje e mundshme e klubeve te Mancester Sitit, Barcelones dhe Juventusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›