Lev me dhimbje koke, Gjermania me mungesa drejt Afrikes
Trajneri i Gjermanise, Joakim Lev pranoi se eshte i shqetesuar seriozisht per disa lojtare te demtuar te ekipit te tij, kur kane mbetur edhe pak jave nga fillimi i finaleve te Kupes se Botes, "Afrika e jugut 2010". Ndeshja e pare e Gjermanise ne Grupin D do te jete ajo qe do te luhet ndaj Australise, me 13 qershor dhe me tej ekipin gjerman e presin perballjet me Serbine dhe Ganen. "Nuk jam i shqetesuar, por megjithate situata e fundit eshte serioze", - theksoi Lev per "Bild" para finaleve te Kupes se Botes ne Afrike, ku gjermanet synojne te fitojne titullin e katert radhazi ne historine e tyre. "Ashtu sic e kam thene edhe me pare, e rendesishme eshte qe lojtaret tane te kthehen sa me shpejt te jete e mundur ne formen e tyre me te mire. Shume gjera mund te ndryshojne ne gjashte javet e mbetura." Procedurat e erektimit ende nuk kane perfunduar dhe duhet ca kohe, pasi trajneri Lev thote se eshte ende duke vezhguar disa lojtare, te cilet nuk e kane bindur plotesisht per t'i perfshire ne radhet e ekipit kombetar te Gjermanise. Gjermania eshte mundur 1-0 ne Mynih nga Argjentina gjate muajit te kaluar ne nje miqesore dhe do te luaje tre ndeshje te tjera miqesore, ndaj Maltes me 15 maj, Hungarise me 29 maj dhe Bosnje-Hercegovines me 3 qershor. Lev eshte bere me dhimbje koke para se te fillojne finalet e Kupes se Botes, sepse sulmuesi Mireslav Klose i Bajernit te Mynihut dhe Luka Podolski i skuadres se Kelnit kane shenuar te dy se bashku kater gola per gjithe sezonin ne Bundeslige. Nje tjeter lajm i keq eshte demtimi i kapitenit te Gjermanise, Majkell Balak, i cili humbi edhe vendin ne formacionin e Celsit, pas nj demtimi ne "Tenden e Akilit". Megjithate, ai parashikohet qe te kthehet me shpejt ne ekipin e tij kombetar. Serise se lojtareve te demtuar i shtohet edhe mesfushori i Shtutgartt, Sami Khedira dhe Mercel Jansen i Hamburgut. Keta lojtare mund te mos perfshihen me Gjermanine e Lev, ne boterorin "Afrika e Jugut 2010".
Presioni
Lev eshte vene nen presion, sepse nuk e ka thirrur asnjehere sulmuesin rebel te Shalkes, Kevin Kuranji. Aktualisht, sulmuesi ka te dhena me te mira, teksa ka shenuar plot 18 gola ne Bundeslige dhe para se te shpalle listen, trajnerit i duhet te mendohet.