Ujkani e Novara janë vetëm 1 pikë larg ëndrrës Seria B
Samir Ujkani dhe Novara e tij janë vetëm një pikë larg ëndrrës së madhe, ngjitjes në Serinë B. E kishte një shans për të realizuar dje këtë ëndërr, por nuk mundi. Në takimin e zhvilluar në transfertë përballë Beneventos për këtë javë të Serisë C1 italiane, Navar humbi me rezultatin 1-0. Në një kohë që do t’i mjaftonte vetëm një barazim për të siguruar ngjitjen në një kategori më lart. Ujkani është rikthyer përfundimisht nga dëmtimi, por në këtë ndeshje, edhe pse është vënë në dispozicion të trajnerit, ai ka qëndruar në stol. Sipas mediave italiane rikthimi i tij si titullar është i garantuar për ndeshjen e radhës. Megjithatë ajo që vlen shumë për momentin për të dhe për Novarën është promovimi në Serinë B. Mediat e vendit fqinj janë të sigurta që kjo ngjitje është thuajse sigurt, vetëm se është shtyrë për momentin. Ndërkohë që e ardhmja e portierit shqiptar do të vazhdojë të jetë te Novara edhe për sezonin e ardhshëm.
#