E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani merret si shembull nga “Gazzeta dello Sport”

Shkolla italiane e portirëve është një nga krenaritë e vendit fqinjë, por qysh kurse Ligji Bosman hyri në fuqi i lejoi komunitarët të qarkullonin lirshëm në Europë. Fillimisht në Itali erdhën disa pionierë, por dalë nga dalë tendenca u bë një traditë. Dhe në këtë zakon të ri "Gazzeta dello Sport" ndermjet emrave të mëdhenj si brazilianët Dida (Milan), Hulio Sezar (Inter) dhe Doni (Roma) apo francezi Sebastian Frej, përmend edhe shqiptarin Samir Ujkani blerjen e re të Palermos, i cili nuk do të jetë titullar, por si një i ri më të ardhme.
Ne nje interviste te dhene per nje sit sportiv ne Itali,blerja me e fundit e Palermos,19-vjecari shqiptar Sajmir Ujkani eshte shprehur se do te jete ai portieri titullar i skuadres italiane per sezonin e ardhshem. "Drejtuesit e klubit paten besim tek mua prandaj dhe me moren ne skuader.Une do t'jua shperblej me punen time.Mendoj se do te jem portieri i pare i skuadres, gjithsesi edhe ne rast konkurence do te di te tregoj kush jam."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›