Zidan, admirues i Bajernit

Zinedin Zidan ka pasur një dëshirë të fshehtë, që të luante për Bajernin e Mynihut, por që fatkeqësisht nuk mundi ta realizonte dot. Ylli francez ia rrëfeu atë gazetës popullore gjermane "Bild". "Për fat të keq kurrë nuk më erdhi ndonjë ofertë, por e kam pasur gjithmonë para syve ekipin e Bajernit dhe e kam admiruar", - pohoi ish-futbollisti i Kombëtares franceze, 35-vjecari Zidan gjatë një vizite në Spanjë. Për mesfushorin e njohur Bajerni i Munihut është një institucion i futbollit. "Zizu" e llogarit Bajernin me Realin e Madridit, Milanin dhe Mancester Junaitid, ndër katër ekipet më të mëdha të Europës.