E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujkani, portieri i dytë më i mirë në Serie B

Nga Express më 15 qershor 2011 në ora 11:26

Samir Ujkani pati një sezon fantastik, duke e ndihmuar Novaran që të ngritet në Serie A pas 55 vjetësh. Portieri kosovar, për paraqitjet e tij është vlerësuar lartë nga IVG, tregues i vlerësimit të lojtarëve, i cili e publikoi listën e më të mirëve për sezonin që përfundoi në Serie B.

Portieri i Kombëtares shqiptare është renditur në pozitën e dytë, prapa portierit të Vareses, Zappino Massimo Zenildo, i cili u zgjodh më i miri në ligën e dytë italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›