E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujkani shitet te një klub i Serie B

Palermo nuk llogarit në shërbimet e portierit kosovar Samir Ujkani për edicionin e ardhshëm, ka shkruar të enjten gazeta e njohur italiane "Corriere dello Sport". Sipas kësaj gazete, Palermo planifikon ta shesë Ujkanin te një skuadër tjetër e Serie B. Palermo nuk ia doli të siguroi ekzistencën në Serie A të Italisë dhe do të garojë në Serie B, por pa Ujkanin në portë. Ai në vjeshtë të edicionit të kaluar nuk u tregua i suksesshëm te Palermo dhe për këtë arsye u huazua te Chievo, që sërish do të garojë në Serie A. Por te Chievo nuk regjistroi asnjë paraqitje dhe kjo skuadër nuk shfaqi interesim që ta mbajë. Në Serie B, Ujkani është treguar i suksesshëm në kohën sa luante për Novaran. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›