E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani shkelqen ne Itali Cana titullar

Samir Ujkani po shkelqen ne Serine B me skuadren e Novares duke u shnderruar ne nje nga lojtaret kyc te ekipit te tij qe kryeson bindshem ne kampionat. Portieri i Kombetares shqiptare luajti gjate gjithe ndeshjes dje ne fitoren e Novares 3-0 kunder Albinolefes dhe sipas medias italiane eshte treguar vendimtar ne minutat 8 dhe 10 pasi ka shpetuar porten e tij dy here nga gola thuajse te sigurt. Novara kryeson me 28 pike ne 12 ndeshje Serine B 6 pike me shume se vendi i dyte Siena. Lorik Cana gradualisht po fiton vendin e titullarit te skuadra e Gallatasarait e cila dje mposhti me rezultatin 2-1 Antaliasporin. Mesfushori kuqezi e nisi ndeshjen si titullar dhe u zevendesua ne minuten e 60-te. Kjo eshte ndeshja e dyte radhazi qe ai luan titullar ne po kaq ndeshje qe trajneri i ri i ekipit George Haxhi drejton skuadren e Stambollit. Gallatasarai renditet ne vendin e 6-te me 16 pike ne 10 ndeshje 8 me pak se kryesuesit e Bursasporit. Nderkaq derbin shqiptar dje ne Azerbjaxhan ku perballeshin Agolli me Telin kunder Beqirit e ka fituar ky i fundit. Skuadra e Kazar Lenkaranit mposhti ne transferte me rezultatin minimal 1-0 ekipin e Karabakut. Te tre mbrojtesit e Kombetares shqiptare luajten gjate gjithe takimit. Teli dhe Agolli jane shnderruar ne lojtare te pazevendesueshem te skuadra e Karabakut ashtu si edhe Elvin Beqiri ne 11-teshin baze te skuadra e Kazar Lenkaranit. Kazar Lenkarani kryeson kampionatin me 24 pike ndersa Karabaku renditet ne vendin e peste me 18 pike ne 11 ndeshje. Kristi Vangjeli ka luajtur titullar ne fitoren qe skuadra e tij Arisi arriti te merrte perballe Atromitosit. Ekipi i shqiptarit fitoi 2-0 nderkohe qe mbrojtesi korcar u aktivizua per 90 minuta ne kete takim. Arisi renditet ne vendin e 6-te me 12 pike ne tete ndeshje. Jonuzi i ka dhuruar nje pike skuadres se tij Vorskla Poltaves pasi ka shenuar ne barazimin 1-1 kunder Karpati Lvivit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›