GJIROKASTER/ Reagime per varret e Boboshtices
GJIROKASTER/ Ditet e fundit ne media po shohim nje skandal me varrezat e fshatit Boboshtice ne Korce. Per te nderuar nje ushtar grek disa persona qe jane pjesetare te shoqates Omonia ne Korce kane prishur e betonuar varrezat e fshatit. Nje akt i shemtuar makaber qe do te denohej edhe ne vendin me te humbur te rruzullit por qe ketu te ne ka pasur vetem reagimin e mediave e te disa banoreve. Ky ishte reagimi i djeshem i shoqates Tepelena pas publikimit te lajmit se ne varrezat e Boboshtices kane dale eshtra. Banoret akuzuan Omonian e Korces e cila sipas tyre po iu demton varrezat duke ndertuar mbi to nje rruge te asfaltuar per tu hapur udhe turisteve greke per tek kryqi i vene ne nder te nje ushtari te vrare. Sipas kesaj shoqate per kete ngjarje nuk duhet te reagojne vetem mediat dhe banoret por edhe me gjere. p.n