Sanksione ndaj Rusisë mund të zgjasin edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se disa sanksione ndaj Rusisë mund të mbeten në fuqi edhe pas ndonjë marrëveshjeje eventuale paqeje me Ukrainën, duke rritur perspektivën e një përpjekjeje afatgjatë të SHBA-së për ndikuar në ekonominë e Rusisë.
“Unë supozoj se në kontekstin e një marrëveshjeje paqeje, rregullimi i sanksioneve është i mundur dhe mund të jetë i përshtatshëm”, tha ajo jashtë samitit të G20 në Indonezi.
Ndërsa Ukraina bën përparime në fushën e betejës , udhëheqësit perëndimorë kanë filluar të mendojnë se si dhe nëse një fund i luftës mund të negociohet me Rusinë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kohët e fundit tha se ishte i hapur për “bisedime të vërteta paqeje” me Rusinë dhe zyrtarët amerikanë kanë thënë se çdo zgjidhje do të varet nga ukrainasit.
/rtsh.al/