E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ermal Dyli, kampion i Shqipërisë

Kampionati Kombëtar i Bilardos për të rritur, në 20-vjetorin e këtij sporti në vend, është zhvilluar këtë fundjavë në Vlorë pikërisht në qendrën sportive “Flamurtari”. Rreth 20 bilardistë nga e gjitha Shqipëria për dy ditë me radhë kanë matur forcat me njëri-tjetrin në një garë në të cilën në fund është shpallur fitues Ermal Dyli nga Durrësi. Presidenti i Federatës Shqiptare të Bilardos, Edmond Loku, e ka cilësuar kampionatin një aktivitet shumë të rëndësishëm për ecurin e këtij sporti në vend.

“Kemi dhe Kampionatin Europian nga data 2 dhe 5 qershor në Bullgari ku do të marrin pjesë përfaqësues të ekipit tonë kombëtarë si dhe dy bilardistë nga ekipi i Flamurtarit”.

Drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Bilardos, Roland Panozaqi, ka nënvizuar faktin se kampionati pati cilësi dhe pjesëmarrje të bollshme, që do të thotë se ky sport ka mundësi të rritet më tej.

“Mendojmë se pas një periudhe të vështirë kemi arritur të bëjmë një aktivitet shembullor këtu në qendrën stërvitore të ekipit të Flamurtarit, një ambjent mjaft komod. Mund të themi me plotë gojën se kanë spikatur mjaft element të rinj, sidomos nga Laçi, po ashtu befasoi edhe Kuçova”.

Ermal Dyli ka dalë kampion i Shqipërisë pasi në finale ka mundur vlonjatin Besmir Cufe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›