E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraina kërkon lehtësimin e vizave nga BE-ja

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, theksoi sot në Athinë nevojën që Bashkimi Evropian të lehtësojë marrjen e vizave për turistët dhe biznesmenët ukrainas.

Pas takimit me homologun e tij grek, Karllos Papulias, Janukoviç bëri të ditur synimin e Ukrainës për finalizimin e marrëveshjes për një zonë më të zgjeruar tregtare.

Janukoviç tha se pret që vendi i tij t’i bashkohet BE-së brenda 10 viteve të ardhshme.

Mirëpo, Bashkimi Evropiuan ka kritikuar kohëve të fundit qeverinë e Janukoviqit lidhur me trajtimin e rivales së tij në zgjedhje-lideren e opozitës, Julia Timoshenko.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›