E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukraina shpreson edhe me tej per nje perspektive ne BE

Denimi i ish-kryeministres Julia Timoshenko nuk duhet ti rendoje negociatat per marreveshjen e Asociimit midis Ukraines dhe BE. Keshtu u shpreh ministri i Jashtem i Ukraines Konstantyn Hryschtschenko te marten para gazetareve ne Bruksel. Me kete ai reagoi ndaj protestave te ashpra nderkombetare kunder vendimit te diskutueshem. Hryschtschenko tha se vete Timoshenko pati bere thirrje qe nenshkrimi i marreveshjes midis BE dhe Ukraines te mos behet i varur nga perfundimi i procesit kunder saj.

Protesta evropiane kunder vendimit

Megjithe protestat masive nderkombetare Timoshenkon e denuan te marten 11.10. ne nje proces shume te disktueshem gjyqesor me shtate vjet heqje lirie per shkak te shperdorimit te detyres. Ate e gjeten fajtore qe ne vitin 2009 kishte nenshkruar me Rusine ne dem te Ukraines nje marreveshje per furnizimin me gaz.

Bildunterschrift Timoshenko shpallet fajtore

Ky vendim eshte kthyer tani ne nje pengese ne marredheniet me BE. Ne baze te planifikimeve te deritashme marreveshja e Asociimit dhe e Tregtise se Lire e cila synon ta afroje Ukrainen me BE duhet te perfundoje ne fund te vitit. Pastaj ajo duhet te ratifikohet nga te gjitha shtetet e BE dhe Ukraina. Por vendimi kunder Timoshenkos mund ta ndale ne vend kete proces. Politikane te BE kane deklaruar tashme se perballe ketij vendimi ka pak gjasa qe te arrihet marreveshja. Nje zedhenese e se Ngarkuares me politiken e jashtme te BE Catherine Ashton beri te ditur se Brukseli do ta rimendoje politiken e tij ndaj Kievit. Ketu ben pjese edhe perfundimi i Marreveshjes se Asociimit. Sepse procesi kunder Timoshenkos nuk ka qene ne perputhje me standartet nderkombetare.

Janukovici premton ndryshimin e ligjit

Kritika e evropianeve drejtohet para se gjithash ndaj presidentit te Ukraines Viktor Janukovic. Ai reagoi me kujdes ndaj kritikes se ashper te BE. Ky eshte pa dyshim nje rast per te ardhur keq i cili e pengon integrimin evropian te Ukraines tha ai ne Kiev. Por vendimi nuk eshte ende perfundimtar. Timoshenko mund te kaloje ne revizion. Megjithate shpalljen fajtore te Timoshenkos ai e mbrojti si veprim ne perputhje me ligjin. Vec kesaj ai terhoqi vemendjen se hetimet kunder Timoshenkos paten nisur qe nen paraardhesin e tij Viktor Jushcenko ne shkurt 2009.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti Viktor Janukowitsch

Vendimi tha Janukovici eshte marre ne kuader te Kodit Penal sovjetik ne fuqi qe prej vitit 1962. Me marrjen e pushtetit ne vitin 2010 qeveria e tij pati trasheguar shume probleme nga udheheqja e meparshme midis te tjerave mungesen e modernizimit dhe te pershtatjes se legjislacionit ukrainas me standartet evropiane. Por nderkohe Komisionit te Venecias i eshte paraqitur per ekspertize nje projekt per nje kod te ri penal.

Timoshenko nuk i motivon me masat

Nje ndryshim i Kodit Penal mund ta ktheje ne liri Timoshenkon mendon Mykola Tymenko anetare me funksione drejtuese ne partine e Atdheut te Timoshenkos dhe zevendespresidente e Parlamentit te Ukraines. Pa pjesemarrjen e Timoshenkos ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2012 as mund te behet fjale per zgjedhje te lira. Keshtu mendon shumica e popullit te Ukrainesm thote Tomenko.

Po eshte shume e diskutueshme nese Timoshenko mund te mobilizoje ende per vete masat. Pas humbjes se zgjedhjeve presidenciale kunder Janukovicit ne vitin 2010 ajo ka humbur shume mbeshtetje ne popull. Per Timoshenkon dalin sot ne rruge vetem mbeshtetes te bindur ose pensioniste dhe te papune. Te rinj thuajse nuk sheh midis demonstruesve.

Autor Markian Ostapshuk/ Auron Dodi

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›