E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukraina, stimuj të rinj financiarë kombëtares në Euro 2012

Krerët e futbollit ukrainas kamë ofruar stimuj shtesë për lojtarët e ekipit kombëtar, që të fitojnë ndeshje në Kampionatin Evropian të Futbollit.

Për secilën lojë që fiton ekipi, lojtarët do të ndajnë 500.000 euro.

Kreu i Federatës Ukrainase të Futbollit, Grigori Surkis, tha se për barazime, skuadra do të shpërblehet me 250.000 euro.

Nëse ekipi ukrainas, i cili konsiderohet ndër më të dobëtit në Euro 2012, arrin në finale, Surkis ka thënë se lojtarët do të marrin 3 milionë euro, ndërsa për fitoren eventuale 4.5 milionë.

Kampionati Evropian i Futbollit nis më 8 qershor dhe përfundon më 1 korrik. Nikoqire të ngjarjes sportive janë Ukraina dhe Polonia.

Danimarka u ka premtuar lojtarëve të saj nga 504.000 mijë dollarë nëse fitojnë, ndërsa Gjermania do të ndante nga 400,000 dollarë për lojtarët e saj fitues.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›