Ukrainë, 43 të vdekur nga i ftohti
Ndërsa temperaturat bien, rritet numri i viktimave nga i ftohti në Ukrainë. Janë të paktën 43 personat e vdekur për shkak të temperaturave të ulëta në 5 ditët e fundit.
Vetëm në 24 orët e kaluara kanë vdekur 13 persona, shumica e të cilëve ishin të pastrehë.
Ministria e Emergjencave në ish-republikën sovjetike ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit të pkatën 854 persona kanë kërkuas asistencë mjekësore dhe 723 janë shtuar në spital.
Natën e kaluar, termometri në Ukrainë ka shënuar 33 gradë nën zero.