E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama po sheh ëndrra me sy hapur, s’mund t’i mbajë reformat peng

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, shprehet se nuk do ketë asnjë tolerim ndaj vulgarizmave dhe presioneve verbale të kreut të opozitës. Në kampin e Edvinit mbizotëron një pasiguri e madhe dhe pritet të shtyhet edhe takimi i sotëm i frontit Edi-Nardi-Taku, pasi ende haxhipishmani i politikës s’po di ç’të bëjë me kufomën e bojkotit, që i ka mbetur në derë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili njëherazi mban edhe postin e Zëvendëskryeministrit e të ministrit të Punëve të Jashtme në kabinetin “Berisha 2”, Ilir Meta, konsideron si të papërfillshme presionet vandale të Edvin Ramës, për përshkallëzim të qëndrimit huligan ndaj institucioneve shtetërore. Shefi i diplomacisë shqiptare, u shpreh dje përmes një komunikimi me mediat, se Shqipëria nuk do të ndikohet nga ata që shohin ëndrra me sy hapur, por as nuk do të bëjë kthim pas dhe se shumica parlamentare që po e drejton, është e vendosur për vazhdimin e kursit reformator, të cilat mbeten parakushtet e integrimit në strukturat euro-atlantike. Të ashtuquajturin Front i të majtës, kreu i LSI-së, Ilir Meta e cilësoi si të dalë jashtë çdo lloj realiteti demokratik, por megjithatë Shqipëria është vend demokratik dhe ia mundëson kreut të opozitës çdo lajthitje të momentit. “Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kushdo ka të drejtë të mendojë çfarë të dojë dhe të ëndërrojnë me sy hapur. Por, mund të them se presionet verbale nuk janë rrugë për të çuar përpara reformat. Absolutisht që cilido që del jashtë realitetit, jashtë normalitetit dhe jashtë logjikës demokratike dhe njëkohësisht që i lexon së mbrapshti mesazhet e qytetarëve shqiptarë dhe të komunitetit ndërkombëtar, veçse vet dëmtohet, por kurrsesi nuk i ndal dot proceset demokratizuese, europianizues dhe integruese të Shqipërisë në realizmin e mëtejshëm të aspiratave të tyre”, u shpreh Zëvendëskryeministri Meta.Duke u ndalur te tryeza e dialogut, ministri Meta vuri në dukje se ato duhet të zhvillohen brenda suazës ligjore dhe se do jetë e pafalshme çdo tolerim në aspekt të kundërt.Meta shtoi se shumica parlamentare është e gatshme shqyrtojë imtësisht rekomandimet e rezolutës së KiE, veçse për këtë duhet edhe angazhimi institucional i opozitës.Ai u shpreh se mazhoranca në tryezën e dialogut përmes shefit të saj Berisha, do të jetë e vullnetshme për të ofruar ato garanci demokratike të cilat asnjë herë nuk kanë munguar nga ana e shumicës dhe nga ana e qeverisë për opozitën. Sipas tij është fatkeqësi kur politikanët bien në këtë nivel duke bërë presione verbale. Meta, gjithashtu vuri në dukje se mazhoranca do të respektojë Kushtetutën pikë për pikë duke shtuar se qeveria është e qetë për të konkretizuar të gjitha reformat, ndërsa vlerësoi si fatkeqësi të gjithë ata që vetë përjashtohen nga ky proces.Replikat e djeshme u shkëmbyen në momentet kur në kampin e Edvinit po mbizotëron një pasiguri e madhe dhe pritet të shtyhet edhe takimi i sotëm i frontit Edi-Nardi-Taku, pasi ende haxhipishmani i politikës s’po di ç’të bëjë me kufomën e bojkotit, që i ka mbetur në derë. Gjinushi, Milo dhe të tjerët ishin njoftuar se do të mblidheshin sot në një tryezë, ku do të shpallej edhe se ç’do të bëhej me bojkotin apo se kur do të nisin protestat, por në mungesë të lidershipit - meqë Edi Rama është si Haxhipishmani, e s’di kurrë ç’mendim të marrë – ngjan se tryeza s’do të mbahet, derisa Edvini të shohë ëndrrën e radhës me zëra nga lart, të cilën edhe do t’i përcjellë më tej frontit opozitar të personazheve me kartona.Do të donim një koment në lidhje me atë që është quajtur fronti i së majtës?Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, është një vend shumë demokratik. Kushdo qytetar ka të drejtë të shpreh mendimet e tij, por jo vetëm kaq, por edhe ka të drejtë të shikojë ëndrra me sy hapur. Absolutisht që cilido që del jashtë realitetit, jashtë normalitetit dhe jashtë logjikës demokratike dhe njëkohësisht që i lexon së mbrapshti mesazhet e qytetarëve shqiptarë dhe të komunitetit ndërkombëtar, veçse vet dëmtohet, por kurrsesi nuk i ndal dot proceset demokratizuese, europianizues dhe integruese të Shqipërisë në realizmin e mëtejshëm të aspiratave të tyre. Mesazhi ynë mbetet gjithmonë, gjithëpërfshirja duke respektuar rregullat e lojës demokratike, duke respektuar kuadrin Kushtetues dhe institucional të vendit dhe njëkohësisht duke zhvilluar një dialog i cili ka në themelet e tij interesat më të mira për vendin dhe për gjithë qytetarët shqiptarë.Mos kemi të bëjmë me një presion të kryetarit të PS-së ndaj Presidentit, për aq kohë sa Presidenti ka deklaruar në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion” se hapja e kutive është antikushtetuese?Nuk mendoj se presionet verbale janë ato të cilat çojnë procesin përpara, apo çfarëdolloj presionesh të tjera. Theksoj dhe njëherë, është fatkeqësi kur një politikan del nga realiteti. është punë për të, por përsëri është fatkeqësi për të kur shikon ëndrra me sy hapur. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka institucione të qëndrueshme të cilat nuk funksionojnë në mënyrë perfekte, por sidoqoftë funksionojnë në mënyrë demokratike dhe absolutisht që të gjithë duhet të respektojnë rregullat e lojës të përcaktuara nga kuadri Kushtetues i vendit dhe logjika demokratike.Koalicioni i majtë ka mandatuar Edi Ramën për të negociuar për zgjidhjen e krizës, a ka ndodhur e njëjta gjë dhe në rastin e mazhorancës? Apo mendoni se tryeza duhet të jetë më e gjerë sesa kaq?Besoj se z. Berisha është tërësisht i qartë dhe i vullnetshëm për të ofruar ato garanci demokratike të cilat asnjë herë nuk kanë munguar nga ana e mazhorancës dhe nga ana e qeverisë për opozitën, por që akoma më tej janë përforcuar dhe nga një mesazh tepër i qartë dhe kompleks që vjen nga Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për të cilën qeveria dhe mazhoranca janë shprehur plotësisht të dëshiruar dhe të vullnetshëm që ta zbatojnë dhe respektojnë siç i takon një mazhorance serioze, një mazhorance që punon për integrimin europian të vendit.Si e vlerësoni reagimin e Presidentit Topi pas ofrimit që Rama dhe Berisha për t’u ulur në negociata? Mendoni se u morën masat e duhura për ta konkretizuar këtë tryezë?Nuk dua të bëjë asnjë koment për rolin e Presidentit pasi unë duke respektuar pozitën e tij kushtetuese mbi palët dhe njëkohësisht angazhimin e tij konstruktiv të shprehur në mënyrë të vazhdueshme për të kontribuar në ecjen përpara të vendit përmes një dialogu sa më të frytshëm, që inkurajon të gjithë të bëhen pjesë e këtyre proceseve, unë veçse mund të shpreh bindjen time që mazhoranca është plotësisht e vullnetshme për t’i qëndruar me seriozitet të gjitha pikave të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe njëkohësisht është absolutisht shumë e qetë për të vazhduar programin e saj të reformave, i cili nuk mund të ndalet nga asgjë. Por i cili është shumë i rëndësishëm sepse në radhë të parë absolutisht u shërben interesave të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ne presim hapa shumë të rëndësishëm për t’i konkretizuar këtë vit në interes të gjithë qytetarëve shqiptarë, sikurse është liberalizmi i vizave ku Shqipëria ka bërë në muajt e fundit një progres spektakolar për të përmbushur detyrimet. Po punohet me intensitet për të përmbyllur gjithë procesin e pyetësorit dhe më pas për të ecur edhe drejt statusit të vendit kandidat. Në këto kushte do të ishte një fatkeqësi politike për të gjithë ata që do të vetë përjashtoheshin nga procese madhore që kanë të bëjnë me interesa kombëtare dhe të gjithë shqiptarëve. Së shpejti do të mbërrijë në Shqipëri një delegacion i KE-së që do të monitorojë hapat që janë bërë për zgjidhjen e krizës. Si do ja shpjegonit faktin që akoma nuk keni arritur në një marrëveshje paraprake për t’u ulur në negociata?Dialogu kërkon dy palë, asnjëherë nuk ka munguar vullneti për dialog nga ana e qeverisë, përkundrazi qeveria ka qenë e hapur për dialog dhe do të thosha se ka qenë tepër zemërgjerë në drejtim të plotësimit të shumë prej kërkesave dhe pretendimeve nga ana e lidershipit të opozitës. Por ju mund ta shikoni sjelljen tjetër, për fat të keq, krejtësisht destruktive, arrogante, të një anshme dhe shantazhuese, ku ndërkohë që pritet të fillohet një tryezë dhe zhvillohet një dialog paralajmërojnë një front që do të na sjelli qametin, njësoj si në mitingun e famshëm në fund të nëntorit që do rrëzonte qeverinë dhe kutiçkat bashkë me të. Nuk është kjo sjellje evropiane, nuk është kjo një sjellje konstruktive. Por megjithatë edhe kjo pjesë e opozitës është opozita jonë e shqiptarëve dhe të gjithë kemi për detyrë ta ndihmojmë që rigjejë forca, kurajë dhe qytetari që të sillet në një mënyrë më konstruktive. Proceset do të ecin përpara, asgjë nuk i ndalon dot. Një pyetje që duket pak si e herët: Sa do të jetë e hapur LSI për të pranuar ata deputetë të PS-së që njihen si Lëvizja për Mendimin Ndryshe në PS të cilët mund të thyejnë bojkotin dhe mund të hyjnë në Kuvend? Sa do jetë e hapur LSI për të krijuar, le të themi, një grup parlamentar?Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka qëllim të shtojë grupin e saj parlamentare me manovra të cilat nuk janë aspak të preferuara nga ana jonë. Aq më tepër as nuk janë të domosdoshme, për arsye sepse ne kemi një marrëveshje me Partinë Demokratike dhe jemi të bindur se kjo do të jetë një qeveri shumë e suksesshme, e cila do të përmbush të gjitha angazhimet e saj kryesore me përgjegjësi dhe seriozitet të plotë deri në 28 qershor të vitit 2013. Për sa i takon qëndrimeve dhe problemeve që janë brenda opozitës ato janë problemet e tyre dhe unë nuk dua të marrë përsipër të bëhem pjesë e debateve të tyre. Thagma e EdvinitAkuzon mazhorancën për problemet personale të këshilltarit socialist të bashkisë VlorëPapërgjegjshmëria e opozitës shqiptare, e cila vazhdon të mbetet një opozitë ilegjitime dhe jo politike, arrin jashtë çdo parashikimi. Arrin deri aty sa të akuzojë shumicën parlamentare për problemet personale të drejtuesve të PS në rrethe, çka u kanë kushtuar kosto të rënda për jetën. Rasti më i fundit është atentati ndaj këshilltarit të Partisë Socialiste në Bashkinë Vlorë, Morand Hoxha, por që kurrsesi arsyeja e dhunës së ushtruar nga agresori nuk lidhet me arsye politike, veç atyre personale që i shoqëron vazhdimit përfaqësuesit e opozitës. Kësisoj, deklarata e deputetes së PS për Qarkun Vlorë, e cila edhe pse vjen nga një fushë tepër e edukuar dhe njëherazi me emancipim të theksuar shoqëror, Luiza Xhuvani, bëri përgjegjës në mënyrë alogjike kryeministrin Berisha, për problemet personale që po shoqërojnë jetën e një përfaqësuesi politik të PS, të rangut të 2-të apo të 3-të. Deklarata e deputetes Xhuvani, bie poshtë që në krye të herës kur thotë se, “Berisha duhet të ndalë sulmet politike ndaj drejtuesve të PS”. Mesa duket deputetja e re e Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht se ende nuk ka marrë pjesë në asnjë prej seancave të zhvilluar, ka një paqartësi të theksuar në lidhjet e politikës qendrore me ato të periferisë, impakti i të cilave shkon gjithmonë e drejt zbehjes, për të mos thënë të papërfillshme....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›