E Diel, 1 Nëntor 2026

Këmbëngulja e Edi Ramës për hapje kutish, një pretendim kapriçioz por edhe antiligjor

Analizë/ Ligjet dhe vendimet që zbehin shpresën e kreyesocialistit për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009Në shpjegim pse Ligji Nr. 8891, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, i datës 02. 05. 2002, bëhet “pengesë” për kapriçion e Edi Ramës, nuk duhet shumë për të zbritur më poshtë se Neni 2 i tij, për ti kërkuar kryesocialistit, se në këtë “komision”: cilët “dëshmitarë” do të thërriten “për të dëshmuar mbi ngjarjet dhe faktet që ai/ajo di, në lidhje me çështjen objekt hetimi”; çfarë “hetimi” do të kryhen në formën e “veprimeve proceduriale…, për të sqaruar një çështje të veçantë”; me çfarë “provash” apo, “të dhëna, dëshmi, dokumente apo fakt që shërbejnë në nxjerrjen e konkluzioneve të hetimit”, do të kërkojë hapjen e kutive dhe së fundi; çfarë aktesh ekspertimi do të kryejnë “ekspertët”, këta “persona që për shkak të njohurive profesionale thirren nga komisionet për të bërë akte ekspertimi mbi ngjarje apo dokumente që lidhen me hetimin”?Komisioni në tentativë, që kërkohet nga opozita për hapje kutish dhe rinumërim votash, nuk është i vetmi, që prek “fushën” e hetimit të zgjedhjeve. Dhe (jo aq) çuditërish, sërish, një kërkesë për ngritje të një komisioni hetimor parlamentar, e kishte bërë PS-ja, fill pas zgjedhjeve të 3 korrikut të vitit 2005. çudia, akoma edhe ca më e madhe në kërkesën dhe ngritjen e këtij komisioni, nuk qëndronte se PS-ja kërkonte të hetonte veten për procesin zgjedhor që ajo vetë e menaxhonte dhe administronte, por çudia qëndronte se kjo “risi” (jo aq) rastësisht përkonte me marrjen e kryesimit të PS-së, nga ana e Edi Ramës. Duhet thënë që në fillim se ai komision, nuk i hapi kutitë e zgjedhjeve të vitit 2005 dhe në justifikim të këtij vendimi, nën argumentet që sillte vendimi nr. 18, i Gjykatës Kushtetuese, i datës 14. 05. 2003, pjesëmarrësit, anëtarë të këtij komisioni, të PD-së, PS-së dhe partive të tjera parlamentare, por edhe vetë Edi Rama, u bindën dhe nuk bënë zhurmën artificial, që ngritën, 4 vjet më pas, këtë herë sërish pas humbjes së zgjedhjeve të radhës të 28 qershorit të vitit 2009.Vendim me Nr. 18, datë 14. 05. 2003, i Gjykatës Kushtetuese, që dikur shpëtoi Edi Ramën nga hetimi i vjedhjeve dhe abuzimeve si kryebashkiak i Tiranës, tashmë po i kthehet në bumerang. Janë 4 argumente të këtij vendimi, që rreth 7 vjet më parë i nënshkruar edhe nga Fehmi Abdiu, u bë shpëtimtari i Edi Ramës. Edi Rama do të ishte më shumë i dëshiruar që ai vendim të mos ekzistonte, ose të ishte ndryshe, sepse ndërsa ai atëherë kishte garancinë e Prokurorisë se, “nuk do t’i hynte gjemb në këmbë”, për vjedhjet dhe abuzimet në bashkinë e Tiranës, ndërsa sot ndjehet në prag-vuajtjen e pasojave të një politikani, që me sa duket do të jetë rast unikal që do e nisë dhe do e mbyllë në opozitë karrierën e tij politike, në krye të një partie të madhe, sikurse vazhdon të jetë ende PS-ja.
Pretendimi disa mujor si një kapriçio e tij personale, është i imponuar nga marrëdhëniet dhe problemet e tij që ka brenda PS-së, më saktë brenda strukturave të saj dhe emrave përfaqësues të këtyre strukturave. Dhe në raport me ata që duhet ti konsideronte si bashkëpunëtor, në bazë edhe të “një bashkimi vullnetar” nën logon e PS-së, Edi Rama zgjedh “të fshihet pas gishtit”, duke ripërsëritur prej muajsh, disa “argumente” politike të vakëta, që nuk e kapërcejnë “nevojën për transparencë” apo “mësim për të ardhmen” në kundërvënie dhe injorim të argumenteve ligjore, që e kanë bërë këtë “transparencë” dhe që e kanë parashikuar edhe “të ardhmen”...Me gjithë investimin apo konsumimin e Edi Ramës, në endje-rrotullimin e tij përqark kutive, në mos është i ndërgjegjshëm, duhet të kuptojë se këtë kapriçio të tij personale por për më tepër antiligjore, nuk ia mundësojnë, as Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, as precedenti i një komisioni të tillë të ngritur, po me kërkesë të PS-së pas zgjedhjeve të 3 korrikut të vitit 2005, as një vendim i Gjykatës Kushtetuese, as Kodi Zgjedhor, as Kolegji i Apelit, as certifikimet e rezultateve nga KQZ-ja, as ndërkombëtarë as…, as… Por të gjitha këto “pengesa” të ligjit, nuk e bindin Edi Ramën, se në mënyrë të përsëritur nuk ka të drejtëLigji Nr. 8891, dhe “pengesat” për rinumërimin e votave,të pretenduara nga Edi RamaNë legjislacionin shqiptar ekziston një ligj, i njohur si Ligji Nr. 8891, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, i datës 02. 05. 2002. Në Nenin 1 të tij, ky ligj, duke bërë të ditur “objektin” e tij, paralajmëron se ai “rregullon mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të komisioneve hetimore të Kuvendit, sipas parimeve të parashikuara në nenin 77 të Kushtetutës”.Në shpjegim të objektit të tij, jo më larg se “Përkufizimet” e Nenit 2, ky ligj shpjegon me radhë termat që do të përdoren, sikurse janë, “komision”, “dëshmitar”, “hetime”, “provë”, “ekspertët”..., etj.Në shpjegim pse ky ligj bëhet “pengesë” për kapriçion e Edi Ramës, nuk duhet shumë për të zbritur më poshtë se Neni 2 i tij, për ti kërkuar kryesocialistit, se në këtë “komision”: cilët “dëshmitarë” do të thërriten “për të dëshmuar mbi ngjarjet dhe faktet që ai/ajo di, në lidhje me çështjen objekt hetimi”; çfarë “hetimi” do të kryhen në formën e “veprimeve proceduriale…, për të sqaruar një çështje të veçantë”; me çfarë “provash” apo, “të dhëna, dëshmi, dokumente apo fakt që shërbejnë në nxjerrjen e konkluzioneve të hetimit”, do të kërkojë hapjen e kutive dhe së fundi; çfarë aktesh ekspertimi do të kryejnë “ekspertët”, këta “persona që për shkak të njohurive profesionale thirren nga komisionet për të bërë akte ekspertimi mbi ngjarje apo dokumente që lidhen me hetimin”?Përpos mospërgjigjes së Edi Ramës, nuk mundet ai të mjaftohet me togfjalëshin “provat janë në kuti”… Sepse në qoftë se nuk dimë ka apo jo “dëshmitarë”dhe cilët janë ata, nuk mund të marrim me mend se kështu ia ka qejfi Edi Ramës, në se ka apo jo “prova” në kuti. Fakt është, se deri tani (e kam thënë edhe një herë tjetër më parë), nuk ka “dëshmitarë” që të na “ligjërojnë” pretendimin e Edi Ramës. Dhe këta “dëshmitarë”, për të keqen e Edi Ramës, nuk gjenden as në radhët e komisonerëve dhe vëzhguesve të tij të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, as në radhët e vëzhguesve “të pavarur” të Erion Veliajt, as në radhët e vëzhguesve ndërkombëtarë, as në radhët e “vëzhguesve ish-policë” të thirrur nën armë nga Pjerin Ndreu, i cili në pamundësi për “të ruajtur” votat po “rruan” tenderët në bashkinë e Tiranës. Këta “dëshmitarë” të shumëdëshiruar nga Edi Rama, nuk gjenden për të keqen e tij, as në radhët e gazetarëve. D.m.th., nuk kemi ndonjë “dëshmitarë-viktimë” të tipit Mero Baze, që të mendojmë se kemi edhe ndonjë “trim-dhunues” si Gjolek Malaj, dhe që të besojmë se i paska vjedhur votat Edi Ramës. Por, çuditërisht, dëshmitarët nuk gjenden as në radhët e kandidatëve për deputetë të PS-, qoftë në radhët e atyre, që fituan për deputetë, por që nuk po munden të hyjnë në Kuvend, qoftë edhe në radhët e atyre që nuk fituan si deputet. Saimir Tahiri, u lodh shumë ditën e zgjedhjeve me stilolapsa-kamerat e tij, por nuk mundi, që nuk mundi të na “dokumentojë” ndonjë “dëshmi” vjedhje votash.Për sa i përket “hetimit”, nisur nga kërkesa kapriçioze e Edi Ramës, për ngritjen e një komisioni hetimor, e dyshimtë vihet mundësia e “ligjërimit” të një “veprimi procedurial…, për të sqaruar një çështje të veçantë” të mundshëm, sepse nuk shihet mundësia e “identifikimit” të rrethanave se si e qysh, ka ndodhur “çështja e veçantë”, vjedhja e supozuar e votave, sipas Edi Ramës. Po kështu, nuk kemi as “vendin e krimit”, me gjithë pretendimin në kufijtë e karagjozllëkut të Edi Ramës, se sipas tij, ka ndodhur diku, anës e pas anës Shqiëprisë, po sakt, se ku, ai nuk e di. Më e keqja, nuk kemi as “kriminel” të vjedhjes së votave. Asnjëherë, ndaj askujt, në këto muajt e pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, nuk është vënë gishti si “hajdut votash”. Ajo, që është më e rëndësishmja, por që nuk dihet pse çuditërisht nuk thuhet është “motivi”, pse duhet të ndodhte “çështja e veçantë”, vjedhja e supozuar e votave, sipas Edi Ramës. Pas kësaj, menjëherë ndokujt mund t’i shkojë mendja te nevoja e PD-së, për të qëndruar me çdo kusht në pushtet. Ky arsyetim, nuk i heq të drejtën edhe pjesës tjetër, të mendojë, se po kaq e motivuar” është edhe PS-ja, për të ardhur në pushtet, ndaj edhe zgjedh këto rrugë jo të ndershme. Por, këtë punë e ndan gara dhe jo (mos)dëshira e Edi Ramës, ndaj edhe rezultati i padëshiruar i një gare, nuk ka pse të konsiderohet si “motiv” për “hetim”… E thënë më thjesht, Edi Rama, i vetëm, pretendon se humbja e tij në zgjedhjet e 28 qershorit, është “krimi”që ka ndodhur, por nuk e di, ku, si, pse, dhe ndaj kujt duhet të përqendrojë hetimet.“Provat janë në kuti”, artikulon Edi Rama e të tjerë. Por, sigurisht kjo nuk mjafton, sepse për të vënë në lëvizje qoftë sistemin e drejtësisë, qoftë edhe një komision të mundshëm hetimor parlamentar, duhen domosdoshmërisht që akuzat e pretenduara, të pasohen dhe nga provat e pretenduara. Nuk mjafton, fraza, “na kanë vjedhur votat dhe për këtë hapni kutitë që të gjeni provat”. Por, minimalisht duhet të deklarojë “ja ‘provat’ që unë kam për verdhjen e votave që më është bërë dhe për këtë hapni kutitë, ta verifikoni”. Këtë Edi Rama, nuk mundet t’a bëjë, sepse nuk ka asnjë “provë” të mundshme në dorë, në formën e “të dhënave, dëshmive, dokumenteve apo fakt që shërbejnë në nxjerrjen e konkluzioneve të hetimit”, sikurse parashikon pika 4 e nenit 2, të Ligjit Nr. 8891 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, i datës 02. 05. 2002, që të besohet se ai, Edi Rama, ka të drejtë dhe se pretendimi i tij duhet verifikuara me hapjen e kutive.Problemi i “ekspertëve” dhe i ekspertizës së mundshme të tyre, është një tjetër argument që shërben për injorimin e pretendimit të Edi Ramës, për hapjen kutish dhe rinumërim votash. Puna e “ekspertëve”e duke te panevojshme, për deri sa, në “përkufizimin” e pikës 5 të Nenit 2, të Ligjit Nr. 8891, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, i datës 02. 05. 2002, nuk ka “akte ekspertimi mbi ngjarje apo dokumente që lidhen me hetimin”, që të pretendojmë se duhen edhe “persona që për shkak të njohurive profesionale thirren nga komisionet...”. Në kushtet e mungesë së “akteve të ekspertimit mbi ngjarje apo dokumente që lidhen me hetimin”, kemi vetëm pretendimin e Edi Ramës, i cili , kurrsesi nuk mjafton...Precedenti i një komisioni të ngjashëm të vitit 2005, që u injorua nga PS-jaHistoria e komisioneve hetimore parlamentare, është e mbushur me ngritje dhe funksionime komisionesh të tilla që kanë prekur shumë fusha, në bazë edhe të pretendimeve dhe të garancive ligjore për ushtrimin e kësaj të drejte, nga të dy kampet e politikës shqiptare. Por, në këtë mori komisionesh hetimore parlamentare, komisioni në tentativë, që kërkohet nga opozita për hapje kutish dhe rinumërim votash, nuk është i vetmi, që prek “fushën” e hetimit të zgjedhjeve. Dhe (jo aq) çuditërish, sërish, një kërkesë për ngritje të një komisioni hetimor parlamentar, e kishte bërë PS-ja, fill pas zgjedhjeve të 3 korrikut të vitit 2005. çudia, akoma edhe ca më e madhe në kërkesën dhe ngritjen e këtij komisioni, nuk qëndronte se PS-ja kërkonte të hetonte veten për procesin zgjedhor që ajo vetë e menaxhonte dhe administronte, por çudia qëndronte se kjo “risi” (jo aq) rastësisht përkonte me marrjen e kryesimit të PS-së, nga ana e Edi Ramës. Duhet thënë që në fillim se ai komision, nuk i hapi kutitë e zgjedhjeve të vitit 2005 dhe në justifikim të këtij vendimi, nën argumentet që sillte vendimi nr. 18, i Gjykatës Kushtetuese, i datës 14. 05. 2003, pjesëmarrësit, anëtarë të këtij komisioni, të PD-së, PS-së dhe partive të tjera parlamentare, por edhe vetë Edi Rama, u bindën dhe nuk bënë zhurmën artificial, që ngritën, 4 vjet më pas, këtë herë sërish pas humbjes së zgjedhjeve të radhës të 28 qershorit të vitit 2009.Në datën 23. 09. 2005, me shkresën nr. 1639 prot., Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, kërkoi nga Kuvendi ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar “Për Zbatimin e Legjislacionit Zgjedhor në Zgjedhjet e datës 3 korrik 2005”. Këtë kërkesë e motivonte si të bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në Ligjin Nr. 8891, datë 02. 05. 2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”.Kërkesë e Grupit Parlamentar Socialist u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë. Në zbatim të kësaj kërkese, Kuvendi i Shqipërisë, në mbështetje të neneve 77 dhe 78 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 8891, datë 02. 05. 2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, me vendimin e tij Nr. 8, vendosi në datën 20. 10. 2005 ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar “Për Zbatimin e Legjislacionit Zgjedhor në Zgjedhjet e datës 3 korrik 2005”, duke përcaktuar edhe objektin e punës së tij.Që në krye të këtij vendimi të tij, Kuvendi i Shqipërisë, duke përcaktuar objektin, sanksionoi gjithashtu se, “Objekti dhe fusha e veprimit të këtij komisioni hetimor duhet të respektojë parimet kushtetuese dhe normat e gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare, duke mos cenuar pavarësinë dhe veprimtarinë e organeve të tjera. Këto parime përjashtojnë çdo formë kontrolli parlamentar mbi veprimtarinë juridiksionale të gjykatave”.Me përcaktimin që Kuvendi i Shqipërisë i bëri formave përjashtues të “kontrolli parlamentar mbi veprimtarinë juridiksionale të gjykatave”, Komisioni Hetimor Parlamentar, prej 15 anëtarësh, i kryesuar nga deputeti i PS-ës Arben Isaraj dhe me nënkryetar, deputetin e PD-së Bujar Nishani, filloi punën.Aq serioze ishte PS-ja në kërkesën dhe funksionimit të këtij komisioni, sa në përfundim të 5 muajve të funksionimit të tij, kryetari i këtij komisioni nuk kishte përgatitur një raport përfundimtar për t’u lexuar para kolegëve deputetë të Kuvendit. Në këtë mënyrë komisioni u përfaqësua në Kuvend nga raporti i përgatitur dhe lexuar nga nënkryetari i tij. Por edhe në seancën e leximit të këtij raporti në Kuvend, PS-ja e injoroi dhe nuk u bë as pjesë e debateve mbi këtë raport, megjithëse kërkesën për ngritjen e dhe funksionimin e këtij komisioni e kishin bërë vetë.Në seancë parlamentare të datës 09. 03. 2006, deputeti i PD-së Bujar Nishani, duke lexuar raportin përfundimtar për aktivitetin e punës së Komisionit Hetimor Parlamentar “Për Zbatimin e Legjislacionit Zgjedhor në Zgjedhjet e datës 3 korrik 2005”, evidentoi gjithashtu edhe mosseriozitetin e deputetëve të sapokaluar në opozitë. Kjo mungesë serioziteti dukej, edhe në mosparaqitjen e asnjë prove, për justifikimin e pretendimeve të tyre, nga ana e deputetëve të opozitës.Duke u ndalur te procesi hetimor, deputeti Bujar Nishani bëri të ditur se, “Nga procesi i përgatitjes dhe shqyrtimit të provave u konstatua se nga subjektet PS, PSD dhe ekspertët e tyre nuk u përgatitën asnjë provë për shqyrtim në lidhje me këtë objekt me përjashtim të kërkesës për dëshmi të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zotit Ilirian Celibashi, kërkuar nga Partia Socialiste”.Por ajo pjesë e këtij raporti, që rreth 4 vjet më parë, nuk u kundërshtua nga deputetët e opozitës, apo edhe nga Edi Rama vetë, që tashmë ishte bërë kryetar i PS-së, është pjesa kur shprehet për moshapjen e kutive dhe rinumërimin e votave.Duke njoftuar deputetët se, të gjitha ankimimet e subjekteve politike ishin shqyrtuar e gjykuar nga KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor, në raportin e punës së Komisionit Hetimor Parlamentar “Për Zbatimin e Legjislacionit Zgjedhor në Zgjedhjet e datës 3 korrik 2005”, të lexuar prej deputetit Bujar Nishani thuhej se, “Përderisa të gjitha ankimimet e këtyre subjekteve politike ishin përgatitur në Kolegjin Zgjedhor, i cili ka dhënë vendimet e tij të formës së prerë, për rrjedhojë, kërkesa e këtyre subjekteve për të hapur kutitë e fletëve të votimit dhe kryer procesin e rinumërimit të votave në disa zona elektorale ishte në kundërshtim të hapur me objektin e veprimtarisë së këtij komisioni të përcaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë me vendim nr. 8, datë 20.10. 2005, pika II dhe në kundërshtim të hapur me Vendimin Nr. 18, datë 14. 05. 2003 të Gjykatës Kushtetues të Republikës së Shqipërisë”. I njëjti vendim me Nr. 18, datë 14. 05. 2003 i Gjykatës Kushtetues të Republikës së Shqipërisë, ende vazhdon të jetë në fuqi dhe të ketë forcë ligjore, pavarësisht pretendimit, apo leximit që i bën sot Edi Rama...Gjykata Kushtetuese,leximi i mosleximit të një vendimi të saj nga Edi RamaVendim me Nr. 18, datë 14. 05. 2003, i Gjykatës Kushtetuese, që dikur shpëtoi Edi Ramën nga hetimi i vjedhjeve dhe abuzimeve si kryebashkiak i Tiranës, tashmë po i kthehet në bumerang. Janë 4 argumente të këtij vendimi, që rreth 7 vjet më parë i nënshkruar edhe nga Fehmi Abdiu, u bë shpëtimtari i Edi Ramës. Edi Rama do të ishte më shumë i dëshiruar që ai vendim të mos ekzistonte, ose të ishte ndryshe, sepse ndërsa ai atëherë kishte garancinë e Prokurorisë se, “nuk do t’i hynte gjemb në këmbë”, për vjedhjet dhe abuzimet në bashkinë e Tiranës, ndërsa sot ndjehet në prag-vuajtjen e pasojave të një politikani, që me sa duket do të jetë rast unikal që do e nisë dhe do e mbyllë në opozitë karrierën e tij politike, në krye të një partie të madhe, sikurse vazhdon të jetë ende PS-ja.Në të katër argumentet e këtij vendimi, nuk gjendet asnjë grepç që Edi Rama të kapet e të vazhdojë të pretendojë për hapje kutish dhe rinumërim votash.Një mundësi e tillë Edi Ramës, i është hequr, jo thjesht nga 4 pikat të shkruara telegrafisht në këtë vendim, por për më tepër nga arsyetimi dhe shpjegimi i tyre.Pika e parë e Vendimit Nr. 18 të datës 14. 05. 2003, i Gjykatës Kushtetuese, e njeh dhe e pranon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. “Komisionet hetimore janë mjet efektiv kontrolli që veprojnë vetëm brenda hapësirës kontrolluese të parlamentit, të cilat ngrihen për çështje të veçanta, të lidhura në mënyrë funksionale me pushtetin e ligjvënësit” , saktëson ky vendimMë pas, i njëjti vendim, në pikën e dytë të tij, rithekson domosdoshmërinë kur duhet të ngrihet një komision hetimor parlamentar, por duke tërhequr vëmendjen se nuk duhet të cenohet dhe pengohet pavarësia e organeve e pushteteve të tjera.“Ngritja e komisioneve hetimore parlamentare, kur kërkohet nga një e katërta e deputetëve, është e detyrueshme. Objekti dhe fusha e veprimit të komisioneve hetimore, duhet të respektojë parimet kushtetuese dhe normat e gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare, duke mos cenuar pavarësinë dhe duke mos penguar veprimtarinë e organeve të pushteteve të tjera”, thuhet në të njëjtin vendim të Gjykatës Kushtetuese.Pika e tretë të njëjtit vendim të Gjykatës Kushtetuese, e 7 vjetëve më parë, është një parathënie ndaj kapriçiove të Edi Ramës. “Parimet kushtetuese, veçanërisht, parimi i ndarjes e balancimit ndërmjet pushteteve, i të drejtës për një proces të rregullt ligjor, i prezumimit të pafajësisë, i paanshmërisë, i respektimit të jetës private të individit, përbëjnë standarde kushtetuese mbi të cilat ngrihen dhe funksionojnë komisionet hetimore parlamentare dhe”, thuhet në këtë pikë të këtij vendimi. Dhe më pas, në sqarim të kësaj pike, i njëjti vendim në argumentet e tij, nuk i lë asnjë hapësirë Edi Ramës në pretendimet e tij.“Nga ky vështrim doktrinar që jep jurisprudenca kushtetuese evropiane, Gjykata Kushtetuese çmon të nevojshme të theksojë se kontrolli parlamentar duhet zhvilluar në mënyrë të atillë, që të mos ndërhyjë pa kufizim në veprimtarinë e pushteteve të tjera”, sanksionohet në vendim. Duke tërhequr më pas vëmendjen se një komision hetimor parlamentar, si instrument i rëndësishëm nuk mund të përdoret në mënyrë abuzive dhe tej hapësirës kontrolluese që Kushtetuta i njeh Kuvendit, Gjykata Kushtetuese bën të ditur më tej se, “ushtrimi i këtij mjeti juridik kushtetues për ato çështje dhe në ato pushtete, ndërkohë që parlamenti në aspektin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve mund ta ketë të pamundur ushtrimin e kontrollit, do të dëmtonte këtë kompetencë kushtetuese”. Në mënyrë taksative, Vendimi Nr. 18 i datës 14. 05. 2003, i Gjykatës Kushtetuese, ia zvenit shpresat Edi Ramës për hapje kutish dhe rinumërim votash, kur “i kujton” atij që prej rreth 7 vjetëve më parë, që Parlamenti nuk duhet të hyjë në sferën e organeve hetimore e gjyqësore, të ngarkuara nga Kushtetuta, duke tërhequr nga ana tjetër vëmendjen, për një ndikim negativ që mund të kishte mbi gjyqësorin një komision hetimor parlamentar.“Komisioni hetimor, duke hetuar një fushë të caktuar brenda kompetencave që përfshihen në përgjegjësinë kushtetuese të Kuvendit, mund të arrijë të gjejë të dhëna, të cilat përbëjnë shkak për t’u vlerësuar nga ana e tij, por pa hyrë në sferën e organeve hetimore e gjyqësore të ngarkuara nga Kushtetuta për veprimtari të këtij lloji. Raporti përfundimtar që harton komisioni sigurisht që nuk ka efekte detyruese mbi gjykatat, por ndikimi i tij në nivelin politik mund të jetë i konsiderueshëm. Këto parime përjashtojnë çdo formë kontrolli parlamentar mbi aktivitetin juridiksional të gjykatave”, shprehet Gjykata Kushtetuese, duke mos lënë asnjë vend për interpretim.Në pikën e katër dhe të fundit të vendimit të saj, Gjykata Kushtetues, saktëson se kur një komision hetimor duhet të hetojë për një “çështje të veçantë. Sipas këtij vendimi, një komision i tillë duhet të hetojë aspektin e zbatimit të ligjeve.Duke u shprehur saktësisht se, “çështjet e veçanta që përbëjnë thelbin e objektit të veprimtarisë së komisioneve hetimore parlamentare, të cilat e përmbajnë në vetvete interesin publik, janë ato që hetohen në aspektin e kontrollit e të zbatimit të ligjeve, të njohjes e verifikimit në thellësi të një fenomeni, ngjarjeje, a veprimtarie dhe që nxisin iniciativat për propozime, amendime apo miratime ligjesh, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative për shoqërinë e shtetin dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale”, Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj, gjithashtu i kujton Edi Ramës se ende nuk ka artikuluar ndonjë mangësi të zbatimit të ligjit, që më pas të pretendojë hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave...(Vijon)...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›