Ukrainë-Suedi, në Kiev ka një betejë të "vegjlish"
TIRANE-Ukraina dhe Suedia do të mbyllin raundin e parë të fazës në grupe të Europianit 2012, me ndeshjen që do të zhvillohet sot në mbrëmje në Kiev.
Trajneri i ekipit vendas Oleg Bllohin deklaroi para kësaj sfide se veteranët si Anatoli Timoshuk e Andrij Shevçenko duhet të udhëheqin talentet e rinj. "Ata duhet të jenë një shembull. Futbollistët tanë të rinj shpesh japin më tepër sesa munden në fushë, - tha Bllohin. - Racizmi? Në Ukrainë nuk ka racizëm. Nëse do të ketë incidente të tilla, nuk do të ndodhin në Ukrainë", shtoi tekniku.
Ndërkohë, homologu i tij Erik Hamren u shpreh se është i qetë para kësaj sfide. "S'kam probleme të fle natën, pasi nuk shoh shumë DVD. Kur fle mendoj se do të fitojmë dhe ngrihem i lumtur në mëngjes", shtoi ai.
(d.b/BalkanWeb)