E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, tritol banesës së një mësuesi, s`ka të lënduar

Një shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur gjatë orëve të natës në një banesë në Fushë Krujë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Derven të Fushë Krujës gjatë natës së djeshme ku persona të panjohur kanë vendosur një sasi eksplozivi në portën e banesës së mësuesit Shpëtim Gurra.

Mësohet se fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›