Libia mohon vrasjen e Khamis Gadafit
Qeveria libiane ka hedhur poshtë zërat për vrasjen e djalit të liderit Muamer Gadafit, Khamis Gadafi.
Në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i qeverisë, Musa Ibrahim i ka cilësuar deklarat e rebelëve se është vrarë Khamis Gadafi si një mashtrim të pistë ndërsa nuk ka dashur të bëjë komente të tjera.
Kryengritësit libianë kanë thënë se sulmet ajrore të NATO-s në qytetin Zilten kanë vrarë Khamis Gadafin. Aleanca, megjithatë, nuk ka mundur të konfirmojë njoftimin.