E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia pritet të heqë ndalesën e importit nga Evropa

Autoritetet ruse kanë parlajmëruar se mund të heqin embargon mbi importet e perimeve nga Evropa në fillim të javës së ardhshme.

"Nëse këto ditë nuk ka raste të reja të infektimeve me E-coli, ne do të mund t`i heqim kufizimet nga dita e hënë", tha kreu i Shërbimit rus për Kontrollin e Produkteve, Genadij Onishçenko.

Rusia ka vendosur ndalimin e importeve të perimeve nga Evropa, pas përhpajes së bakterit vdekjeprurës Esherija Coli, i cili ka vrarë dhjetëra persona në kontinentin evropian, kryesisht në Gjermani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›