E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shqiptarët përleshen me pakistanezët në burg

Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë të Dhomokos, në Greqi, mes 3 të dënuarve shqiptarë dhe 3 pakistanezëve. 

Mësohet se të dënuarit u përleshën me thika të improvizuara në krahun E2 të burgut, derisa ndërhynë rojet e tij. 

Për pasojë 3 pakistanezët janë plagosur rëndë, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë. 

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lamias, ndërsa i treti më lehtë, në qendrën shëndetësore të Dhomokos.
(a.jole/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›