Ukrainë, jep dorëheqjen kreu i parlamentit

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Volodimir Litvin, dha dorëheqjen pas miratimit të një ligji që rrit statusin zyrtar të gjuhës ruse në Ukrainë.
Deputetët e partisë mazhoritare, Partia e Regjioneve, miratuan të martën ligjin i cili shkaktoi pakënaqësi në mesin e deputetëve dhe protesta në rrugët e Kievit.
Ligji parashikon që gjuha ruse të gëzojë një status të barabartë me atë ukrainase në diskursin ligjor, biznes dhe edukim.
Ligji, megjithatë, duhet të dekretohet nga presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, para se të hyjë në fuqi.