Pengmarrje në Gjermani, dyshohet për 1 të vdekur

Një person i armatosur ka marrë peng disa persona në rajonin e Karlsruhes në Gjermani.
Pengmarrësi ende është i panjohur për autoritete policore por mësohet se ai është i armatosur.
Një dëshmitar ka raportuar në fillim se kishte një të vdekur, por më pas ai është shprehur se nuk ishte shumë i sigurt për këtë. Policia nga informacionet që ka, dyshon se mund të jenë 1 ose 2 të vdekur.
Vendi i ngjarjes është rrethuar nga forca të shumta policie. Po ashtu forcat speciale janë në vendin e ngjarjes. Zëdhënësi i policisë, tha se ende nuk ka asnjë kontakt me pengmarrësin.