Ukrainë, kalon në parim projektligji kundër homoseksualitetit

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar në parim projektligjin që e bën të jashtëligjshëm përkrahjen hapur të homoseksualitetit.
Ky draft, i miratuar sot nga ligjvënësit ukrainas, e quan krim “promovimin e homoseksualitetit”, të definuar si portretizim pozitiv i homoseksualëve.
Përkrahësit e këtij projektligji argumentojnë qëndrimet e tyre bazuar në një nen të draftit që thotë se “përhapja e homoseksualitetit përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare”, sepse një stil i tillë i jetesës mund të çojë në epideminë e SIDA-s, mund të shkatërrojë institucionin e familjes, dhe se mungesa e fëmijëve do të mund ta çonte vendin në një krizë demografike.
Projektligji bën thirrje për dënim deri në pesë vjet burgim.Parlamenti duhet ta miratojë projektligjin në lexim të dytë, para se ta dërgojë te presidenti Viktor Yanukovych për ta nënshkruar si ligj.