BE-Liga Arabe: Të ndalet urgjent gjakderdhja në Siri
Në deklaratën e përbashkët të BE-së dhe Ligës Arabe, bërë pas takimit 2-ditor ndërmjet përfaqësuesve të tyre në kryeqytetin Kajro të Egjiptit, paralajmërohet se kriza siriane po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.
Deklarata në fjalë vë theksin mbi domosdoshmërinë urgjente për ndaljen e gjakderdhjes në Siri dhe hyrjen e këtij vendi në periudhën e tranzicionit, por edhe mbi rëndësinë e mbështetjes së emisarit special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe, Lahdar Brahimi, në misionin e tij.
Në fund të kësaj deklarate kërkohet gjithashtu që në takimin e dytë Bashkimi Evropian-Liga Arabe, i cili planifikohet të mbahet më datë 13 nëntor, të marrin pjesë të gjitha vendet anëtare.