E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni i NATO-s në Kosovë, takim me strukturat paralele

Ashtu siç raportuan dje mediat kosovare, një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka mbërritur sot në Republikën e Kosovës.
Mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 delegacioni ka nisur takimet në Mitrovicë, ndërsa në axhendë kanë edhe takimin e me përfaqësuesit e strukturave paralele në veri.
 

Zyrtarisht asnjë institucion vendor por as ndërkombëtarë, nuk kanë njoftuar për një vizitë të këtij delegacioni në Kosovë.

Përfaqësuesit e NATO-s do të kenë takime edhe më krerët e shtetit dhe do të diskutojnë për një sërë temash.Mësohet se ky delegacion do të qëndroj në Kosovë deri me datën 4 tetor, ku axhenda e takimeve do të jetë tejet e ngjeshur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›