E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, protesta kundër arrestimit të Timoshenkos

Përkrahësit e ish kryeministres ukrainase Julia Timoshenko protestuan sot kundër arrestimit tç saj në gjykatën e Kievit.

Të paktën 100 përkrahës, përfshi anëtarë të parlamentit, ngritën 30 tenda sot dhe thanë se do të qëndrojnë aty derisa autoritetet të lirojnë ish udhëheqësen 50-vjeçare.

Zonja Timoshenko u arrestua në gjykatë të premten dhe u çua në një qendër burgimi ku kaloi natën.

Zonja Timoshenko u arrestua për përbuzje të akuzave të gjykatës pasi ajo përqeshi gjykatësin dhe dëshmitarët në çështjen për abuzim të pushtetit si kryeministre.

Prokurorët thonë se ajo nënshkroi një kontratë për importin e gazit me Rusinë në 2009 që ishte në disavantazh të Ukrainës dhe solli një humbje prej 190 milionë dollarësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›