Ukraine proteste per Tymoshenko

Kanë pushtuar zonën e Parlamentit që është rezervuar për anëtarët e qeverisë dhe më pas i kanë drejtuar një apel presidentit Viktor Yanukovich një parullë me shkrimin: “Mos e vrit Yulia-n”.
Në këtë mënyrë mëngjesin e sotëm deputetët e opozitës ukrainase kanë protestuar kundër masave “të papërshtatshme” për mjekimin në ambjentet e burgut të lideres së tyre, Yulia Tymoshenko.
Tymoshenko është detyruar prej disa javësh të qëndrojë në regjim shtrati, për shkak të dhembjeve të forta në kolonën vertebrale.
Muajin e kaluar presidenti Yanukovich lejoi Tymoshenko të linte qelinë e saj për t’u trajtuar në një qendër të specializuar, pasi një delegacion ndërkombëtar ngriti shqetësime serioze për shëndetin e 50-vjecares.
Por një ditë më vonë autoritetet e rikthyen atë në burg, pasi analizat mjekësore treguan se në gjendjen e saj nuk ka rrezik për jetën dhe trajtimi për problemet mund të merrej edhe në kushtet e mbajtjes në qeli.
Yulia Tymoshenko, ish-kryeministre e Ukrainës dhe protagoniste e Revolucionit Portokalli, e dënuar me 7 vjet burg për tejkalim kompetencash, do të përballet së shpejti me akuza të reja që datojnë në vitet ’90.
Dënimi saj në tetor u konsiderua nga Bashkimi Europian si shumë i dëmshëm në marrëdhëniet mes Kievit dhe Brukselit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Berisha: Programi ekonomik i opozitës, modeli i skamjes
"Propozimet, rikthim në të shkuarën"
Tiranë, konferencë për drejtësinë
Fyle mirëpret heqjen e barrikadave
Nimic: Vendimi i Hagës të nxisë palët
Durrës, arrestohet për mashtrim kompjuterik