Kthehen Happy Mondays

Kështu, pas rikthimit triumfal të grupit the Rling Stones, tashmë është e qartë se të njëjtën rrugë po e përcjellë edhe një kult grup nga Manchesteri, i cili po ashtu planifikon të rikthehet në skenë, shkruan ditorja britanike ‘The Sun’.
Shawn Raider ka paralajmëruar se grupi i tij Happy Mondays nga viti i ardhshëm do të fillojë një turne dhe incizimin e një albumi të ri. Madje, e gjithë kjo do të përjetësohet edhe në formë të një dokumentari, shkruan gazeta.
Planifikohet edhe ripublikimi i albumit klasik “Pills'n'Thrills and Bellyaches", dhe një DVD me muzikë të gjallë nga turneu.
Grupi është shpërndarë për herë të parë në vitin 1994, për t’u mbledhur sërish më 1999 dhe në vitin 2004, kur Happy Mondays shfaqej vetëm nëpër festivale. Rikthimi i paralajmëruar nënkupton një turne “përnjëmend” të grupit, dhe të gjithë pjesëtarëve të tij.