Champions League M. United pa Hernandez

Në 5 vitet e fundit Manchester United asnjëherë nuk e ka diskutuar kualifikimin në grupin respektiv në Ligën e Kampioneve.
Por në një rast të rrallë në drejtimin e sër Aleks Ferguson, skuadra angleze detyrohet të rrezikojë lënien jashtë kompeticionit elitar, nëse do të humbë ndaj Bazelit të mërkurën.
Si të mos mjaftonte renditja jo favorizuese, problemet e trajnerit të Mancester Junaitid janë shtuar me dëmtimin e sulmuesit Havier Hernandez. Futbollisti meksikan vuajti tërheqjen e ligamenteve në fitoren e skuadrës së tij 1-0 në kampionat ndaj Aston Vilës, ndërsa këtë fillim jave, tekniku skocez konfirmoi mungesën.
“Mendoj se ai ka dëmtuar keq ligamentet dhe do të jetë jashtë fushave për të paktën 4 javë. Ne po kalojmë një periudhë të vështirë me dëmtimet, por kemi një skuadër të fortë dhe do të kualifikohemi” tha trajneri Ferguson.
Në sfidën në fushën e Bazelit, për anglezët do të mungojnë gjithashtu Ouen, Klevërli, dhe binjakët brazilianë Fabio dhe Rafael. Mancester Junaitid i duhet 1 pikë ndaj zviceranëve për tu kualifikuar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Blatter: Teknologji në futboll
Sepp Blatter dorëzohet dhe pranon më në fund përdorimin e teknologjisë në futboll. Lacio, fitore pa probleme ndaj Novarës
Një Lacio bindëse, mundi pa probleme 3-0 Novarën e pafuqishme, në ndeshjen mbyllëse të javës së 14-të të Serisë A. Ndeshjet e fundit të Champions
Ndeshjet e gjashta dhe të fundit në Ligën e Kampioneve do të zbulojnë edhe ekipet e tjera të kualifikuara për në raundin e eliminimit direkt.
Brazil, Korinthians shpallet kampione
Tifozët e skuadrës braziliane të futbollit, Korinthians, festuan deri në orët e para të së hënës për titullin e fituar nga ekipi i tyre i zemrës. Del Piero del nga spitali
Alessandro Del Piero ka dalë nga spitali pasi ka kaluar një mbrëmje të qetë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Cesena-s. Kapiteni i bardhezinjve pësoi një çarje të rrezikshme në tëmth, por analizat treguan se gjithçka është nën kontroll dhe 37-vjeçarit do t’i duhen vetëm disa ditë pushimi.
Lajmet kryesore
Berisha: Programi ekonomik i opozitës, modeli i skamjes
"Propozimet, rikthim në të shkuarën"
Tiranë, konferencë për drejtësinë
Fyle mirëpret heqjen e barrikadave
Nimic: Vendimi i Hagës të nxisë palët
Durrës, arrestohet për mashtrim kompjuterik