Spanja rikonfirmon Del Bosque-n

Vicente Del Bosque do të jetë trajner i përfaqësueses spanjolle deri në vitin 2014. Lajmi konfirmohet nga Federata Spanjolle e Futbollit nëpërmjet presidentit të saj, Ánhel Maria Villar.
‘Ende nuk e kemi firmosur kontratën me Del Bosque-n, por ai e di që do të konfirmohet në pankinë. Kemi një përfaqësuese fantastike që drejtohet nga një trajner i jashtëzakonshëm. Rezultatet e skuadrës së parë tashmë janë reflektuar edhe në kategoritë inferiore të futbollit spanjoll, madje ka arritur deri aty sa është bërë model në botë”, shpjegoi Villar.
Kontrata aktuale e Del Bosque-s me Federatën Spanjolle të Futbollit skadon në vitin 2012, menjëherë pas përfundimit të kampionatit europian të Futbollit që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.
Rezultatet në fazën eliminatore, ku Spanja i fitoi të gjitha ndeshjet në dispozicion, bëri që drejtuesit e institucionit më të lartë të futbollit spanjoll të mendojnë për rinovimin e kontratës me Del Bosque-n edhe për 2 vjet.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Klop: Goetze nuk largohet
Borusia e Dortmundit nuk ka ndërmend të lejojë Goetzen të largohet nga Gjermania. Ai që e konfirmon këtë lajm është vetë trajneri i skuadrës, Jurgen Klop duke hedhur poshtë të gjitha hipotezat e ngritura kohët e fundit në lidhje me të ardhmen e sulmuesit 22-vjecar. Barcelona në kërkim të Walcot
Theo Walcot është objektivi i radhës së Barcelonës në merkaton e transferimeve për sezonin 2012/2013. Sfida Milan-Barça
Max Allegri dhe Milani i tij gjenden sërish përballë Barcelonës, skuadrës më të fortë në botë. Messi, fitues i Onze D’Or
Leo Messi, ylli argjentinas i Barcelonës, ka fituar çmimin Onze D’Or që jepet nga revista franceze ‘Onze Mondial’. Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet 4 pozicione
Kombëtarja shqiptare ka humbur 4 pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor, duke u pozicionuar tashmë në vendin e 75-të.
Lajmet kryesore
Harasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet
"Të reagojmë për krizën energjitike"
CEZ: Njohim borxhin ndaj KESH
Piramida në Kushtetuese
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve
Protestë kundër dhunës ndaj grave