E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise Skenderbeu bie ne Gjirokaster


Luftëtari i Gjirokastrës shkaktoi surpizën e madhe të ditës në ndeshjet e treta të grupeve të Kupës së Shqipërisë, zhvilluar të mërkurën në drekë, duke mposhtur kampionët në fuqi të vendit, Skëndërbeun.

Skuadra e Kategorisë së Parë dominoi të gjithë takimin dhe fitoi me rezultatin 4-1, përballë korçarëve që udhëtuan në këtë transfertë me shumë titullarë të lënë pushim.

Tirana, praktikisht hipotekon kualifikimin e saj, falë fitores së pastër 3-0 në kryeqytet ndaj Apolonisë. Spikasin gjithashtu sukseset e Flamurtarit dhe Vllaznisë, që fitojnë në fushat kundërshtare, përkatësisht në Pogradec (1-2) dhe Tiranë, ndaj Dinamos (0-3).

Në ndeshjet e tjera, Bylisi fiton lehtësisht ndaj inferiorëve të Elbasanit me rezultatin 4-1, Kastrioti mposht 2-0 Besën e Kavajës, ndërsa takimet Shkumbini-Laçi dhe Teuta-Kamza mbyllen me rezultatet 1-1.

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, në këtë edicion, Kupa nuk mjaftohet vetëm me përballjet me eliminim direkt, por i është shtuar edhe një format grupi. Dy skuadrat e para kualifikohen për në çerekfinale. Pas tre ndeshjeve të para, renditja në grupe është si më poshtë.

Grupi A
N F B H Gola P
1. Tirana 3 3 0 0 7-1 9
2. Laçi 3 1 1 1 4-3 4
3. Apolonia 3 1 0 2 5-9 3
4. Shkumbini 3 0 1 2 5-8 1

Grupi B
1. Flamurtari 3 2 0 1 3-2 6
1. Pogradeci 3 1 1 1 4-3 4
3. Kamza 3 1 1 1 3-4 4
4. Teuta 3 0 2 1 1-2 2

Grupi C
1. Kastrioti 3 2 0 1 5-1 6
2. Luftëtari 3 2 0 1 6-5 6
3. Skënderbeu 3 2 0 1 4-4 6
4. Besa 3 0 0 3 0-4 0

Grupi D
1. Vllaznia 3 2 1 0 7-2 7
2. Bylis 3 1 1 0 6-2 7
3. Elbasani 3 1 0 2 5-9 3
4. Dinamo 3 0 0 3 2-7 0

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Harasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet
"Të reagojmë për krizën energjitike"
CEZ: Njohim borxhin ndaj KESH
Piramida në Kushtetuese
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve
Protestë kundër dhunës ndaj grave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›