E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë,Timoshenkos i refuzohet liria me kusht

Pas refuzimit për lirinë e saj me kusht, ish-kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko sulmoi gjykatësin e çështjes së saj.

Timoshenko akuzohet për abuzim me pushtetin, ndërsa në sallën e gjyqit ajo nuk pranoi të ngrihej në këmbë para gjykatësit, pasi do të ishte njësoj sikur t`i gjunjëzohej para mafias.

Heroina e revolucionit të portokallinjtë në Ukrainë u prangos në gjykatë, për sjellje të padenjë ndaj trupit gjykues dhe dëshmitarëve.

50-vjeçarja Timoshenko akuzohet për abuzimin e pushtetit dhe tejkalimin e autoritetit të saj si kryetare qeverie gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje të gazit natyror me Rusinë në vitin 2009. Prokurorët thonë se kjo ishte një marrëveshje e dëmshme për Ukrainën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›