E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 100 të arrestuar në Londër

Policia britanike ka arrestuar mbi 100 persona, pas një fundjave trazirash dhe grabitjesh në Londër.

Autoritetet britanike thanë se grupet e të rinjve kanë grabitur dyqanet në disa pjesë të kryeqytetit, ndërsa kanë sulmuar policët dhe u kanë vënë zjarrin automjeteve.

Rreth 35 zyrtarë të policisë britanike janë plagosur gjatë trazirave.

Dhuna ka shpërthyer në Totenham, një zonë e përzier etnikisht në veri të Londrës, pas vrasjes së 29-vjeçarit Mark Dagën gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Përleshjet janë përhapur më pas në shumë zona të kryeqytetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›