E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukshin Hoti, burri i madh i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës e ka quajtur “figurë të veçantë të kombit shqiptarë” dhe “burrë të madh të Kosovës”, atdhetarin Ukshin Hoti, fati i të cilit nuk dihet tash e 14 vjet. Krasniqi ka thënë se sallës së Kuvendit të Kosovës po i mungon përfaqësuesi më i denjë i shtresës së intelektualëve, i cili kërkoi haptas kërkesat legjitime të protestuesve nën moton “Kosova Republikë”.

Sipas tij, intelektuali vetëmohues dhe besnik i interesave jetike të popullit të Kosovës, po i mungon Kosovës në kohën e saj më vendimtare.

Krasniqi e ka përmbyllur fjalën e tij duke pyetur se “ku është Ukshini ynë?”, kërkesë kjo e cila siç tha ai është kërkesë e Kosovës, e cila ishte ideali për të cilin jetonte ai.

Guximin e tij intelektual e ka vlerësuar lart edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Idriz Vehapi .Sipas Vehapit duke qenë përkrahës i lirisë, Hoti ka dalë hapur duke kërkuar të drejtat e popullit shqiptarë, në kohën kur të paktë ishin ata që e bënin një veprim të tillë.

Vehapi tha se profesor Hoti ishte i pari që doli si intelektual i guximshëm, duke parashikuar edhe të ardhmen e ish Jugosllavisë, aftësi kjo të cilin ai e ka quajtur profetike.

Në fund, Kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi, kërkoi nga institucionet përkatëse që të përgatisin për botim, gjithë krijimtarinë e Ukshin Hotit, duke thënë se do të ishte puna më e mirë në përjetësimin e veprës së tij për sot dhe për nesër.

Ukshin Hoti me 16 maj të vitit 1999 kishte kryer vuajtjen e dënimit politik prej 5 vjetësh, mirëpo që atëherë nuk dihet asgjë për fatin e tij./rtk/Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›