Ul siparin nata e dytë e Fest ‘59, shpallen finalistët për çmimin e madh

Nata e dytë e Fest- 59 në RTSH, ka dhuruar jo vetëm surpriza fantastike, por edhe shumë spektaktël mbushur me emocione. Mbrëmjen e kaluar, u prezantuan këngët pjesëmarrëse në natën e dytë të edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Mbrëmja, më shumë se sa një garë muzikore, ishte e fokusuar tek spektakli, sepse të gjitha këngët u prezantuan në transmetim në një variant akustik, si një mënyrë për të rritur qëndrueshmërinë dhe vizibilitetin e këngëve në publik, pavarësisht vendimit mori juria për 18 finalistët. Juria e Fest ‘59 vendosi të çojë në finalen e 23 dhjetorit këngët e interpretuara nga:
1. Orgesa Zaimi
2. Festina Mejzini
3. Devis Xherahu
4. Inis Neziri
5. Florent Abrashi
6. Sardi Strugaj
7. Gjergj Kaçinari
8. Rosela Gjylbegu
9. Kastro Zizo
10. Wendi Mancaku
11. Evi Reçi
12. Xhesika Polo
13. Anxhela Peristeri
14. Era Rusi
15. Gigliola Haveriku
16. Viktor Tahiraj
17. Kamela Islamaj
18. Mirud