E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulcera e stomakut Diagnozadhe terapia sipas shkakut

Cfare e shkakton ulceren e stomakut
Ushqimi kalon nga ezofagu per ne stomak. Stomaku prodhon acid i cili ndihmon per te tretur ushqimin. Pasi perziehet ne stomak ushqimi kalon ne duoden pjesa e pare e zorres se holle. Ne duoden dhe ne pjesen tjeter te zorres se holle ushqimi perzihet me enzima kimikatet. Enzimat vijne nga pankreasi dhe nga qelizat ne zorre dhe bejne tretjen e ushqimit qe marrim. Stomaku yne normalisht prodhon acidin e siperpermendur per te ndihmuar ne tretjen e ushqimit dhe per te vrare bakteret. Ky acid eshte gerryes keshtu qe disa qeliza te stomakut prodhojne nje pengese natyrore mukusi qe mbron stomakun.Ulcera mund te zhvillohet ne qofte se ka nje ndryshim ne kete ekuiliber duke lejuar acidin te demtoje shtresat e stomakut. Kjo mund te ndodhe nga
Infeksioni nga helikobakter pylori
Ulcera ne stomak zakonisht shkaktohet nga nje infeksion me nje bakter te quajtur Helikobakter pylori i cili gjendet ne rreth 8 nga 10 raste te ulceres ne stomak. Me shume se nje e katerta e njerezve mund te infektohen me H. pylori ne ndonje faze te jetes se tyre. Pas infektimit nese nuk trajtohet infeksioni zakonisht qendron per gjithe jeten. Ne shume njerez bakteri nuk shkakton asnje problem nderkohe ne te tjere shkakton nje inflamacion te stomakut. Kjo con ne demtimin e shtreses mbrojtese te mukusit e cila lejon acidin te shkaktoje ulcer.
Medikamentet anti inflamatore jo steroide AIJS
Perfshihen aspirina ibuprofen diclofenac etj. Shume njerez marrin nje medikament anti-inflamator per artrit dhimbje muskulare dhimbje koke dhe keto barna ndonjehere ndikojne ne demtimin e shtreses se mukusit te stomakut dhe lejojne acidin te shkaktoje ulcer. Rreth 2 ne 10 ulcera ne stomak jane shkaktuar nga keto medikamente.
Shkaqe te tjera
Jane te rralla por mund te perfshijne infeksionet virale semundjen Crohn ne prani te patologjive te tjera te traktit tretes. Para se te vendoset diagnoza e ulceres duhet perjashtuar kanceri i stomakut pasi ne fazat e para mund te ngterrohet me te..
Trajtimi
Mjekimi nepermjet ndalimit/pakesimit te acideve
Zakonisht rekomandohet perdorimi nga 4 deri ne 8 jave i ndonje medikamenti qe redukton ne menyre te ndjeshme sasine e acidit qe prodhon stomaku. Medikamentet qe perdoren me shpesh jane ato te grupit te frenuesve te pompes protonike FPP. FPP-te jane nje grup medikamentesh te cilat bejne te mundur qe qelizat e stomakut te prodhojne me pak acid. Ato perfshijne esomeprazole lansoprazole omeprazole pantoprazole dhe rabeprazole dhe variojne ne emra ne varesi te kompanive prodhuese. Ne disa raste perdoren medikamente nga nje tjeter grup te quajtura bllokuesit H2. Bllokuesit H2 veprojne ne nje menyre tjeter mbi qelizat e stomakut por perseri duke reduktuar prodhimin e acidit. Ato perfshijne cimetidinen famotidinen nizatidinen dhe ranitidinen dhe prodhohen nga marka kompani te ndryshme. Megjithate mjekimi i ulceres varet dhe nga shkaktaret e saj.
Nese ulcera shkaktohet nga H. pylori
Shumica e ulcerave te stomakut shkaktohen nga infeksioni i H. pylori-t. Prandaj pjesa kryesore e mjekimit ne kete rast eshte zhdukja e ketij infeksioni. Nese nuk asgjesohet ky infeksion ulcera ka te ngjare te rishfaqet kur ju te ndaloni se marri mjekimin qe ndalon prodhimin e acidit ne stomak mjekimi permendur me siper. Dy antibiotike nevojiten per te zhdukur H. pylori-n. Pervec tyre ju duhet te merrni edhe medikamentin qe redukton acidin ne stomak. Ky inevojitet per te bere te mundur qe antibiotiket te kryejne funksionin e tyre sic duhet. Ju duhet ta merrni kete kombinim medikamentesh e quajtur terapia e kombinuar per nje jave. Nje trajtim i tille e zhduk infeksionin H. pylori ne 9 nga 10 raste. Nese infeksioni H. pylori zhduket atehere shanset per nje rishfaqje te ulceres ne stomak zvogelohen shume. Megjithate ne nje numer te vogel njerezish infeksioni H. pylori rishfaqet ne nje periudhe te mevonshme te jetes.
Nese ulcera shkaktohet nga nje medicament anti-inflamator
Nese eshte e mundur ju duhet ta ndaloni marrjen e medikamentit anti-inflamator. Gjithashtu ju do te ndiqni nje mjekim disa javor per pakesimin e acidit ne stomak. Pakesimi i acidit ne stomak lejon qe ulcera te sherohet. Megjithate ne shume raste medikamenti anti-inflamator nevojitet per te lehtesuar simptomat e artritit apo dhimbje te ndryshme ose aspirina per shembull nevojitet per tu mbrojtur nga mpiksjet e gjakut. Ne keto situata nje opsion eshte te merret nje mjekim per zvogelimin e acidit ne stomak cdo dite per nje kohe te papercaktuar. Kjo gje redukton sasine e acidit te prodhuar ne stomak dhe zvogelon ne menyre te ndjeshme shanset qe ulcera te formohet perseri.
Trajtimi per shkaqe te tjera te pazakonta
Kirurgjia
Ne te kaluaren kirurgjia ka qene menyra me e perdorur per te trajtuar ulceren e stomakut. Kjo gje ndodhte deri para zbulimit qe infeksioni nga H. pylori ishte shkaku i shumices se ulcerave dhe perpara se medikamentet moderne per pakesimin e acidit ne stomak te ishin prezente. Kirurgjia tani perdoret vetem nese ndodh ndonje komplikacion i ulceres se stomakut si nje shpim apo gjakderdhje.
Pas trajtimit keshillohet kryerja e nje endoskopie disa jave pasi trajtimi ka perfunduar. Kjo behet per te pare nese ulcera eshte sheruar dhe gjithashtu per tu siguruar qe ulcera nuk ishte per shkak te kancerit te stomakut. Nese ulcera eshte shkaktuar nga H. pylori keshillohet qe te behet nje test per te kontrolluar nese H. pylori eshte zhdukur. Ky test behet te pakten 4 jave pasi terapia e kombinuar ka perfunduar.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›