Uldedaj: Amnistia legalizon biznesin informal
Komuniteti i biznesit ne menyre te unifikuar gjate nentorit te vitit te kaluar i ka kerkuar Ministrise se Financave dhe Qeverise te projektoje nje amnisti fiskale per detyrimet e papaguara te biznesit. Kerkesen ne emer te biznesit e ka bere kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane, Gjoke Ulededaj. Sipas tij, aministia fiskale do te detyroje biznesin te deklaroje me pas te ardhurat reale, duke ndikuar keshtu pozitivisht edhe ne arken e shtetit. Aministia do te fuste ne rruge ligjore milirada leke, vlera monetare dhe ne pasuri te paluajtshme, te cilat do te shnderroheshin me pas per kolaterale per banka. Borxhet ne vite, qe bizneset i kane tatimeve dhe doganave, kapin nje total prej 44 miliarde lekesh. Gjate gjithe ketyre viteve, keto borxhe kane ekzistuar dhe vazhdojne qe te ekzistojne vetem ne leter, ndersa shpresat per nje mbledhje te mundshme te tyre jane zero. Pjesa me e madhe e ketyre borxheve jane akumuluar ne organin e tatimeve. Keshtu, borxhet qe sipermarrja ka te tatimet shkojne ne 40 miliarde leke, ndersa ato te doganave jane 4 miliarde leke. Amnistia fiskale ne fakt shtrihet pertej detyrimeve te papaguara te biznesit ne tatime dhe dogana, por nje perjashtim nga detyrimi ligjor i te gjithe informalitetit ne ekonomi. Nje pjese e ketyre borxheve jane jo korrekte, por i takon parlamentit qe te shprehet dhe te vendose, nje pjese tjeter e borxheve jane te pamundura per t'u arketuar, nderkohe qe nje pjese e biznesit ne borxhet e krijuara vetem 10% jane detyrime, ndersa pjesa tjeter ka te beje me penalitete, interesa apo kamatevonesa.