E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeku: Nuk e dija qe me kishin futur leke ne xhep

Tirane - Mjeku urolog, Kastriot Dautaj, nuk eshte lene i lire nga gjykata, edhe pse ka qene i gatshem te paguaje cdolloj shume si garanci pasurore ne kembim te lirise se tij. Ndersa babai i pacientes i cili i dha shumen e lekeve pas operacionit te vajzes eshte lene i lire nga ana e Gjykates se Tiranes. Ora shenonte 11:00 kur togat e shoqerimit kane sjelle ne Gjykate te Tiranes dy te arrestuarit ne flagrance, mjekun qe kishte marre leke dhe babai i pacientes qe ja kishte dhene. Nje e nga nje ata jane njohur me akuzat dhe kane dhene versionin e tyre para gjykates. Ibrahim Hoxha ka qene i pari, ai qe eshte perballur me gjykaten. Perpara saj, ai ka sqaruar se shumen e lekeve ja kishte dhene vete doktorit, pas operacionit qe doli me sukses dhe jo se ja kishte kerkuar ky i fundit. "Kisha degjuar qe mjeku kerkonte kete shume lekesh, prandaj edhe ja dhashe leket", mesohet te kete thene dje Hoxha gjate caktimit te mases se sigurise. Prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates te caktoje ndaj tij masen e sigurise "detyrim paraqitje", mase kjo e vendosur me pas nga gjykata. Pasi Hoxha eshte lene i lire, mjeku 66-vjecar Dautaj ka treguar edhe si kishte ndodhur ngjarja. Sipas burimeve nga gjykata, ai ka shpjeguar se leket ja kishin futur ne xhep dhe ky nuk e dinte kete gje. "Kur me kane thene qe poshte ishin dy police, mund t'i kisha hequr leket, nese do ta dija qe i kisha ne xhep", mesohet te kete thene dje mjeku. Avokati mbrojtes i Dautaj i ka kerkuar gjykates te liroje klientin e tij ne kembim te cfaredo shume si garanci pasurore. Kerkesa e tij eshte hedhur poshte nga ana e prokurorit te ceshtjes, i cili ka shpjeguar se ndaj tij gjykata duhet te caktoje masen e sigurise "arrest me burg", mase e cila eshte lene ne fuqi nga gjykata. Mjeku Dautaj akuzohet se ka marre shumen prej 50 mije lekesh, babait te pacientes Luljeta Hoxha, i cili kishte operuar vajzen e tij nga veshka. Mjeku ra ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Veshka e humbur", pas ryshfetit qe ka marre nga babai i pacientes. Grupi hetimor, i cili kishte plot 3 muaj qe kishte nisur hetimet ndaj tij, duke e mbajtur edhe ne pergjime telefonike, ka arritur ne perfundimin se Dautaj kishte marre edhe here te tjera ryshfete per operacionet qe kryente, duke u cilesuar si mjek i shtrenjte. Pas venies se tij ne pranga, ne Prokurorine e Tiranes jane depozituar 4 kallezime penale, duke u bere ne 5 rastet, per te cilat provohet qe mjeku kishte marre ryshfete mbi 50 mije leke. Nderkohe qe nga hetimet ka rezultuar se profesor doktor Kastriot Dautaj kishte nje llogari bankare ne emer te tij e cila arrinte ne shumen e 640 mije dollare, llogari kjo e cila ishte hapur ne nje bake te nivelit te dyte. Te gjitha keto te ardhura sipas burimeve nga prokuroria dyshohet te kene ardhur nga veprimet korruptive. Mbi te rrendon akuza e "korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike", "shperdorim detyre" dhe "pastrimit te produkteve".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›