E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulen me 47% investimet e brendshme, fatet e vendit varen nga kreditorët

Ard Kola

Prag krize

Raporti i detajuar: 80 milionë dollarë më pak investime 

Arka e shtetit nuk po prodhon më para dhe në këto kushte është e detyruar ti shtrijë dorën kredituesve, si nga bankat ashtu dhe nga institucionet financiare gjysmëdonatore, si BB, BERZH apo fondet islamike. Të dhënat e detajuara tregojnë se, shpenzimet kapitale deri në fund të muajit mars 2012 janë realizuar në rreth 23.4 për qind të planit vjetor. Këtu duhet të mbahet parasysh se rreth 26 milionë lekë janë dhënë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për investime. Brenda këtyre shpenzimeve, investimet me financim të brendshëm janë realizuar në masën 32.3 për qind, ndërkohë që investimet me financim të huaj janë realizuar në masën 17.6 për qind të parashikimit vjetor.

Të ndara në zëra, investimet e brendshme, të realizuara nga të ardhurat direkte të arkës së buxhetit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezultojnë rreth 7.9 miliardë lekë (rreth 80 milionë dollarë) më të ulëta ose rreth 47.1 për qind më pak, ndërkohë që investimet me financim të huaj rezultojnë rreth 4.6 miliardë lekë më të larta ose rreth 162.9 për qind më shumë. Për rrjedhojë, investimet në total, në fund të muajit mars 2012, janë rreth 16.7 për qind më të ulëta ose rreth 3.3 miliardë lekë më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por edhe si 4-mujor, investimet rezultojnë të ulëta në tërësi, madje më keq se në muajin mars. Sipas Ministrisë së Financave, në prill, qeveria i uli investimet me paratë e buxhetit gati dy herë më pak sesa në muajin mars. Ndërsa si 4-mujor, investimet këtë vit janë 73 milionë dollarë ose 30 për qind më pak sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Të dhënat tregojnë se kjo është shifra më e ulët e investimeve me paratë e buxhetit që nga 2008-a dhe tkurrja e tyre duket e lidhur me dy arsye kryesore. Së pari, të ardhurat që qeveria mbledh nga taksat dhe burimet e tjera financiare vazhdojnë të rriten me ritme shumë të ulëta, gati të papërfillshme nëse zhvishen nga inflacioni.

Ulen me 47% investimet e brendshme, fatet e vendit varen nga kreditorët burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›