Pushimet verore, shqiptarët zgjedhin Greqinë

Kriza ekonomike detyron Greqinë të ulë çmimet e paketave turistike ndërkohë që nuk step shqiptarët nga udhëtimet. Sipas agjensive turistike që operojnë në Shqipëri në vendin Helen ofrohen çmime mjaft të favorshme ndërkohë që edhe Turqia nuk mbetet pas me ofertat. Sipas Griselda Goxharës administratore pranë agjensisë “Yldon” shqiptarët vazhdojnë të prenotojnë për pushime pavarësisht krizës ekonomike.
Të njëjtën gjë deklaron edhe Saimir Tresa administrator në një tjetër agjensi turistike. Sipas tij çmimet janë pothuajse në të njëjtin nivel ndërkohë që prenotimet janë të kënaqshme.
Shqipëria vazhdon të mbetet në vend të dytë përsa i përket kërkesave për kalimin e pushimeve. Kjo sipas agjensive vjen si rezultat i kushteve jo shumë të mira që ofrohen në vendin tonë.